Производи

Linja kreditore për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme me mundësi për grant komponentë – Kovid 4

Qëllimi i linjës kreditore: Mbështetje financiare dhe mbështetje të likuditetit të shoqërive tregtare mikro,të vogla dhe të mesme, tregtarëve individual të cilët paguajnë tatim mbi të ardhurat reale, insititucionet private shëndetësore, të cilat janë të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që janë të prekura nga pandemija COVID-19.

Burimi i mjeteve: Linja kreditore Kovid 4 do të realizohet me mjete nga Fondi për financim për mbështetje të likuiditetit, të formuar me mjete nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 615.000.000 denarë.



                                              Kushtet e linjës kreditore:

 

Afati i pagesës:

  prej 36 deri 42 muaj

Grejs periudha e përfshirë:

  deri 12 muaj

Mënyra e pagesës:

  tremujore

Qëllimi:

  Për mjete rrjedhëse dhe likuiditet

Norma e interesit:

  0%

Valuta:

  denarë 

Kosto administrative për kredishfrytëzuesit të cilën
e paguan BZHMV
:

  0 den.

Shuma e kredisë:

   Shuma e kredisë varet nga numri i të punësuarve dhe rënia e të ardhurave.
   Shumа maksimale e kredisë e cila do ti miratohet kredimarrësit nuk mund të jetë më e madhe se
   1.845.000 denarë, ndërsa shuma minimale e kredisë nuk mund të jetë më pak se 184.500 denarë.

  • Për subjektet me rënie të të ardhurave prej 30% deri 50% në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019 (sipas paragrafit AOP 201 nga Bilanci i suksesit), shuma maksimale e kredisë që mund të miratohet përllogaritet sipas formulës në vijim:
    15.200 denarë x 3 muaj x numri i të punësuarve
  • Për subjektet me rënie të të ardhurave mbi 50% në vitin 2020, krahasuar me atë të vitit 2019 (sipas paragrafit AOP 201 nga Bilanci i suksesit), shuma maksimale e kredisë që mund të miratohet përllogaritet sipas formulës në vijim:
  • 22.000 denarë x 3 muaj x numri i të punësuarve
  • Për subjektet e themeluara gjatë vitit 2020 rënia e të ardhurave përllogaritet në bazë të të ardhurave në cilindo muaj të vitit 2021 (Јanar, Shkurt, Mars, Prill, Maj ose Qershor 2021), në raport me të ardhurat mesatare të vitit 2020, për të cilin kredikërkuesi parashtron deklaratë.

  Numri i të punësuarve nga formula, përcaktohet nga kopja e MPIN formularë për pagë, për cilindo prej
  muajve Janar 2021, Shkurt 2021 ose Mars 2021,

  Me përjashtim, përdoruesit e kualifikuar me dhe deri 4 të punësuar, mund të aplikojnë për kredi prej
  184.500 denarë

 

 Mënyra e plasimit

  Kredia e miratuar i pagohet kredimarrësit direkt në përputhje me udhëzimet e paraqitura në Kërkesën
  për kredi, të cilën e parashtron kërkuesi në pajtim me këtë Thirrje publike.

Kredikërkuesit e kualifikuar:

  1. Shoqëri tregtare mikro, të vogla dhe të mesme ( me veprimtari prioritare në pajtim me gjendjen
      rrjedhëse) nga sektorët në vijim të goditur nga kriza COVID 19 edhe atë:

         49.10 – Transport hekurodhuor i udhëtarëve, ndërqytetor,
         49.31 – Transporti tokësor i udhëtarëve, qytetor dhe jashtë qytetit 
         49.39 – Transport tokësor, i pa përmendur në vend tjetër.
         49.41 – Transport rrugor i ngarkimit,
         50.3   - Transport i brendshëm ujor i udhëtarëve,
         52.21 – Veprimtari shërbimi në lidhje me transportin tokësor,
         52.24 – Ngarkim të ngarkesave,
         52.29 – Veprimtari tjera shoqëruese në transport,
         55.1   - Hotele dhe objekte të ngjajshme për akomodim,
         55.10 - Hotele dhe objekte të ngjajshme për akomodim,
         55.2   - Pushimore dhe objekte tjera për qëndrim të shkurtë,
         56.1   - Restorante dhe objekte tjera për përgaditjen dhe shërbimin e ushqimit,
         56.10 - Restorante dhe objekte tjera për përgaditjen dhe shërbimin e ushqimit,
         56.29 – Shërbime tjera për përgaditjen dhe shërbimin e ushqimit,
         56.3   - Përgaditje dhe shërbim të pijeve,
         59.11 – Veprimtari të prodhimit të filmave, video filmave
         77.39 – Huazim dhe dhënie me qira (lizing) të tjerëve
         79.1   - Veprimtari të agjencive turistike dhe organizatorëve të udhëtimeve (turoperatorë),
         79.11 – Veprimtari të agjencive turistike,
         79.12 – Veprimtari të organizatorëve të udhëtimeve (turoperatorë)
         82.30 – Organizim të takimeve dhe panaireve afaristë
         90.01 – Arti skenik
         90.02 – Veprimtari ndihmëse në artin skenik
         90.04 – Veprimtari të objekteve për manifestime kulturore
  2. Tregtarë-individual (TI) pavarësisht nga shifrat e veprimtarisë
  3. Zejtarë (të cilët paguajnë taksa në të ardhura reale) pavarësisht shifrave të veprimtarisë dhe
  4. Institucione private shëndetësore (IPSH)
  Kredikërkuesi mund të vërtetojë kualifikimin sipas madhësisë duke parë gjendjen rrjedhëse.

Kriteriumet për miratim:

  Kredikërkuesi duhet ti plotësojë kriteriumet në vijim:

  • Janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
  • Janë së paku 51% në pronësi private,
  • Nuk janë në listën e fundit të borxhlinjve tatimor të publikuar nga DAP para shpalljes së Thirrjes publike me 07.07.2021, e cila llogaritet për valide deri te realizimi i tërësishëm i linjës kreditore
  • Nuk janë në procedurë falimentimi apo likudimi,
  • Kanë parashtruar llogari vjetore në Regjistrin qendror për vitin 2019 dhe 2020, ndërsa nëse janë themeluar gjatë vitit 2020 kanë parashtruar llogari vjetore për vitin 2020.
  • Kanë të regjistruar pronarë të vërtetë në Regjistrin për pronarë të vërtetë në kuadër të Regjistrit qendror të RMV nëse është tatimpagues,
  • Në pajtim me raportet financiare për vitin e fundit fiskal kanë kapital dhe rezerva (të cekur në bilancin e gjendjes në paragrafin AOP 65), jo më pak se 33% nga shuma e kredisë së kërkuar, ky kriterium nuk zbatohet tek zejtarët dhe Tregtarët individual (TI)
  • Regjistrojnë rënie të ardhurave prej së paku 30% në vitin 2020 në raport me vitin 2019 (ka të bëjë për tërë vitin, të cekur në Bilancin e suksesit në paragrafin AOP 201). Për kompanitë e themeluara gjatë vitit 2020, regjistrojnë rënie prej së paku 30% matur përmes të ardhurave në cilindo muaj të vitit 2021 (Janar, Shkurt, Mars, Prill, Maj ose Qershor 2021) në raport me të ardhurat mesatare mujore në vitin 2020, me çka kredikërkuesi parashtron deklaratë,
  • Sipas të dhënave i regjistrit të kredisë të BPRMV me gjendjen prej 31.01.2020, atë janë në kualifikim më të mirë ose të barabartë me B (bëhet llogaritja e rrezikut mesatar) ose të cilat nuk kanë ekspozim kreditor. Përjashtim është nëse ekspozimi i përgjithshëm i kredisë së bankave ndaj klientit të caktuar është më e vogël se 5.000 denarë,
  • Nuk janë shfrytëzues të kredisë nga linja kreditore "Kovid 3", si shfrytëzues llogaritet secili ai i cili ka lidhur marrëveshje me BPRMV për këtë linjë kreditore.

· Në ditën e fillimit të aplikimit, nuk kanë obligime të papaguara, si shfrytëzues të "Kovid 1" dhe/ose
  "Kovid 2" linjës kreditore. Dita e fillimit të aplikimit për të gjithë aplikuesit është e njëjtë dhe llogaritet
   15 korriku 2021, ndërsa pagesa e obligimeve të tjera duhet të jetë deri më 14 korrik 2021.

·Nuk janë shfrytëzues të mjeteve nga Masa 1 - mbështetje financiare për pagat e të punësuarve për
 muajin Shkurt dhe Mars 2021 nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), nga pakoja e pestë
 ekonomike.

Sigurimi i kredive:

 Kambiali i kredishfrytëzuesit i avaluar nga njëri prej pronarëve të kredishfrytëzuesit më deklaratë për
 rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve sipas kambialit në formë të aktit notarial me klauzolë
 ekzekutuese. 

  -Shpenzimet për themelimin e kambialit bien mbi kredishfrytëzuesin.

 

 

   Kriteriumet për vendosjen e ndarjes së mjeteve: 

   Kredishfrytëzues i kualifikuar i cili përmbush kriteriumet për miratimin e kredisë sipas parimit
    “I PARI I ARDHUR, I PARI I SHËRBYER.

   Kërkesat e kredive përpunohen në mënyrë kronologjike sic vijnë
   në email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..  

 

                                                                KOMPONENTA GRANT

                                                           Kushtet e aplikimit për grant:

 

  Subjektet të cilat do të jenë shfrytëzues të kredisë nga linja kreditore “Kovid 4”, do të kenë mundësi të shfrytëzojnë grant,
   respektivisht të marrin lëshim të një pjesë të borxhit. Që të mund të shfrytëzohetet granti, kredishfytëzuesi duhet të
   parashtron Kërkesë për grant deri tek Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut pasi ti ketë plotësuar kushtet e
   mëposhtme:

 -  

  Të jetë shlyer të paktën 40% e kredisë së aprovuar;

 - 

  Të mos ketë të regjistruar vonesë gjatë servisimit të obligimeve në bazë të kredisë më gjatë se 30 ditë; dhe

 - 

  Të mos ketë shlyerje të parakohshme të kredisë.

 

Plotësimi i kriteriumeve për shfrytëzimin e grantit do të vlerësohet në momentin e parashtrimit të Kërkesës për grant (kërkesë për lëshim të borxhit).

 

  Kriteriumet e përcaktimit të shumës së grant komponentës  

 1. 

  Numri i të punësuarve në vitin 2021 në raport me vitin 2020 të jetë rritur prej së paku 5%
  (përdoren të dhënat nga MPIN  formulari për Dhjetor 2021 dhe Dhjetor 2020) dhe

 2. 

  Të ardhurat totale për vitin 2021 të jenë rritur së paku  për 10%, krahasuar me të ardhurat totale të vitit 2020
  (përdoren të dhëna nga Bilanci i suksesit për vitin 2021 dhe 2020, paragrafi AOP 201).

 

  Kredishfrytëzuesi i cili përmbush kushtin nën numër 1, ka të drejtë të shfrytëzoje grant në vlerë prej 20% të shumës së kredisë

  Kredishfrytëzuesi i cili përmbush kushtin nën numër 2 ka të drejtë të shfrytëzojë grant në vlerë prej 30% të shumës së kredisë.

  Nëse kredishfrytëzuesi i plotëson të dyja kushtet ka të drejtë të shfrytëzojë grant, në vlerë prej 50% të shumës së kredisë.

  BZHRMV e miraton kërkesën për grant komponentë dhe bën lëshimin e borxhit në përqindjen e grant
  komponentës së miratuar, të llogaritur në këstet e fundit të pagesës së kredisë.

 

Dokumente të detyrueshme:

  1. Kërkesa kreditore(formular i publikuar në ueb faqen e bankës pa të cilin dokumentet tjera të parashtruara nga subjektet nuk do të procedohen),  
  2. Aplikim për regjistrim të klientit – subjektit juridik (formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
  3. Deklaratë për lidhje me subjekte të tjera juridike/fizike(formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
  4. Deklaratë për pronësi ekzistuese të bartësit të funksionit publik(formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
  5. Deklaratë për kontroll të ekspozimit të kredisë(formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
  6. ZP formular (formular për nënshkrim të vërtetuar i cili është në dispozicion në faqen e CRM),
  7. MPIN të muajve Janar, Shkurt ose Mars 2021 (për përcaktimin e numrit të të punësuarve),

Dokumentacioni të cilin kredikërkuesi duhet ta parashtrojë, ndërsa në rast se nuk parashtrohet nga kredikërkuesi banka do ta sigurojë përmes detyrës zyrtare:

  1. Gjendja rrjedhëse jo më e vjetër se 6 muaj (nga Regjistri qendror i RMV),,
  2. Gjendja rrjedhëse për pronarin e vërtetë (nga Regjistri qendror i RMV)
  3. Llogaria vjetore përfundimtare për vitin 2019 dhe 2020 (nga Regjistri qendror i RMV),
  4. Dëshmi se nuk është hapur procedurë falimentimi, gjegjësisht likuidimi, përkatësisht dokumente (1) Vërtetim për falimentim dhe (2) Vërtetim për likudim (nga Regjistri qendror i RMV)

Mënyra e realizimit të linjës kreditore
Për linjën kreditore është shpallur Thirrje publike nr. 1 me datën 07.07.2021. Kërkesat kreditore për Thirrjen publike parashtrohen 20 ditë, prej 15 Korrik 2021 në orën 09:00 dhe mbaron me 03 Gusht 2021 në ora 23:59.

Adresa elektronike në cilën duhet të arrijnë kërkesat kreditore nuk do të jetë aktive përpara orës 09:00.. 

Përpunimi i kërkesave kreditore do të fillojë pasi të ketë mbaruar Thirrja publike.
Dokumentet të cilat parashtrohen në konkursin publik janë të pakthyeshme.
Aplikacionet joadekuate të kredive të kredfishfrytëzuesve të pakualifikuar nuk do të shqyrtohen.
Aplikacionet e pakompletuara  të kredive nuk do të shqyrtohen derisa të plotësohen.
Dokumentet e arritura pa kërkesë kreditore  (formular në ueb faqen e bankës) nuk do të përpunohen derisa të parashtrohet e njëjta.
Banka nuk bart kurrfarë shpenzimi që del nga përpilimi dhe parashtrimi i aplikacioneve për kredi, ashtuqë pjesëmarrësi i Thirrjes publike nuk ka të drejtë në kompensim të cfardo shpenzimi në bazë të pjesëmarrjes në këtë Thirrje publike.

Banka do t’i njoftojë aplikuesit e kredisë të cilëve iu është miratuar kredia në bazë të aplikimit për kredi në adresën elektronike të cekur në Gjendjen rrjedhëse të subjektit.
Banka do t’i njoftojë aplikuesit e kredisë të cilëve u janë refuzuar aplikimet me shkakun e refuzimit, në adresën elektronike të cekur në Gjendjen rrjedhëse të subjektit.
Banka nuk do ti njoftojë  në mënyrë individuale aplikuesit e kredisë, aplikacionet e të cilëve kanë arritur pas harxhimit të mejteve.
Për harxhimin e mjeteve në lidhje me Thirrjen publike të publikuar, banka do të njoftojë përmes ueb faqes së saj.