Производи

Linja kreditore pa interes për kompanitë tregtare radiodifuzive

Qëllimi i linjës kreditore: Mbështetje financiare dhe mbështetje e likuiditetit të shoqërive radiodifuzive në fushën e emetimit të programeve radio-televizive, me qëllim që të ndihmojë në trajtimin e shfaqjes, përhapjes dhe pasojave të pandemisë COVID-19.

Burimi i mjeteve: Linja kreditore për mbështetjen e shoqërive radiodifuzive do të realizohet me mjete nga Fondi i veçantë – PKF në vlerë prej 61.000.000,00 denarë.


                                                 Kushtet e linjës kreditore:

 

Afati i pagesës:   deri në 4 vjet
Grejs peridudha e përfshirë:   deri 12 muaj
Mënyra e pagesës:   tre mujore
Qëllimi:   mjete themelore dhe qarkulluese
Norma e interesit:   0%
Valuta:   denarë

Kosto administrative
që pagohen tek BZHMV:

  0 den.
Vlera e kreditit:   - maksimum:
     а) Subjektet me shifrën prioritare të veprimtarisë 60.20
          - Mediume nacionale, deri 7.380.000 denarë
          - Mediume rajonale, deri 1.230.000 denarë
          - Mediumet lokale deri 615.000 денари
      b) Subjektet më shifrën prioritare të veprimtarisë 60.10:
          - Radio mediat nacionale, rajonale dhe lokale deri  615.000 denarë
Mënyra e plasimit:   kredia e miratuar i pagohet direkt kredimarrësit
  në përputhje me udhëzimet e paraqitura në Kërkesën për kredi.
Kredimarrësit e
kualifikuar dhe
kriteriumet për
miratim::

  Shoqëritë tregtare radiodifuzive (me veprimtari prioritare në përputhje me gjendjen
  rrjedhëse) edhe atë:
  60.10 – Emetimi i radio-programeve dhe
  60.20 – Aktivitete të emetimit të programeve televizive

  të cilat:

  • Janë të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
  • Janë së paku 51% në pronësi private,
  • Nuk kanë tatime dhe kontribute të papaguara me gjendjen 31.03.2021 ose më të re,
    përveç nëse të njëjtëve u është miratuar pagesë e vonuar e tatimeve dhe kontributeve
    në pajtim me dispozitat e veçanta dhe të njëjtat rregullisht i paguajnë,
  • Nuk janë në procedurë falimentimi ose likuidimi,
  • Punojnë më gjatë se 6 muaj dhe kanë parashtruar llogari vjetore në regjistrin qendror,
  • Kanë të regjistruar pronarë të vërtetë në Regjistrin për pronarë të vërtetë në kuadër
    të Regjistrit qendror të RMV nëse është tatimpagues,
  • Në pajtim me raportet financiare për vitin e fundit fiskal kanë kapital dhe rezervë
    (të cekur në bilancin e gjendjes në paragrafin AOP 65), jo më pak se 50 % nga
    shuma e kredisë së kërkuar,
  • Regjistrojnë rënie të të ardhurave prej së paku 10 % në vitin 2020 në raport me
  • vitin 2019 (të cekur në bilancin e suksesit në paragrafin AOP 201) ose kanë realizuar
    rezultat financiar negativ për vitin 2020),
  • Sipas të dhënave nga regjistri i kredisë të BPRMV me gjendjen prej 31.01.2020,
    atë janë në kualifikim më të mirë ose të barabartë me B (bëhet përllogaritja e
    rrezikut mesatar) ose të cilat nuk kanë ekspozim kreditor. Përjashtim është nëse
    ekspozimi i përgjithshëm i kredisë së bankave ndaj klientit të caktuar është më e
    vogël se 10.000 denarë.
  • Treguesi për shkallën e obligimit financiar të kompanisë duhet të jetë më i vogël se 4,
    ndërsa përllogaritet si raport mes obligimeve të përgjithshme për qira dhe kredi në
    raport me kapitalin dhe rezervat, gjegjësisht mes paragrafëve nga bilanci i gjendjes
    përcaktohet nga paragrafët në vijim:
    (AOP90 + AOP104) / AOP65.

    Treguesi llogaritet në bazë të bilancit të gjendjes nga viti i fundit fiskal.

   Për subjektet me veprimtarinë e prioritetit 60.20, ndarja në mes mediumeve nacionale, rajonale
     dhe lokale  bëhet në përputhje me regjistrin televiziv të publikuar nga Agjencioni për shërbime
     audi dhe audiovizuale (nën titulli TELEVIZII), alineja Regjistri televiziv, 
Publikisht i disponueshëm
     përpara shpalljes zyrtare të Thirrjes publike për linjën kreditore

Sigurimi i kredive:

  Kambiali i kredishfrytëzuesit i avaluar nga njëri prej pronarëve të kredishfrytëzuesit më
  deklaratë për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve sipas kambialit në formë të aktit
  notarial me klauzolë ekzekutuese.
  - Shpenzimet për themelimin e kambialit bien mbi kredishfrytëzuesin.

 

    Kriteriumet për  vendosjen e shpërndarjes së fondeve: 
  Kredishfrytëzuesi i  kualifikuar që i plotëson kriteriumet për miratimin e kredisë sipas parimit: 
  “I PARI I ARDHUR, I PARI I SHËRBYER”.
  Kërkesat e kredive përpunohen në mënyrë kronologjike siç vijnë në
  email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

 

Dokumentet e obligueshme:

  1. Kërkesa për kredi (formular i publikuar në web faqen e bankës, pa të cilën dokumentet tjera nuk do të përpunohen),
  2. Kërkesa për regjistrim të klientit-person juridik ( formular i publikuar në web faqen e bankës),
  3. Deklaratë për lidhje me persona të tjerë juridik/fizik (formular i publikuar në web faqen e bankës),
  4. Deklaratë për mbajtjen e një funksioni publik ( formular i publikuar në web faqen e bankës),
  5. Deklaratë për kontrollimin e ekspozimit të kredisë (formular i publikuar në web faqen e bankës),
  6. ZP formular (Formular për nënshkrimin të vërtetuar),
  7. Vërtetim për tatimet dhe kontributet e paguara prej DAP duke përfshirë datën 31.03.2021.

Dokumentacionin të cilin kredikërkuesi duhet ta paraqesë ose të cilin, nëse nuk e paraqet kredikërkuesi, banka do ta sigurojë në mënyrë zyrtare:

  1. Gjendja rrjedhëse jo më e vjetër se 6 muaj (nga regjistri Qendror i RMV),
  2. Gjendja rrjedhëse për pronarin e vërtetë (nga Regjistri Qendror i RMV),
  3. Llogaria vjetore përfundimtare (me 31.12.2020 dhe me 31.12.2019) (prej Regjistrit Qendror të RMV)
  4. Vërtetim për falimentim dhe likuidim – Dëshmi se nuk është hapur falimentin, përkatësisht procedurë e likuidimit – (nga regjistri Qendror i RMV)

 


Mënyra e realizimit të linjës kreditore
Për linjën kreditore është shpallur Thirrje publike nr. 1 me 01.07.2021.
Aplikimet për kredi dorëzohen gjatë 30 ditëve edhe atë duke filluar prej 08 Korrikut 2021 ora 09:00 dhe mbaron me 06 Gusht 2021 në orën 23:59.

Përpunimi i aplikimeve për kredi do të fillojë pasi që Thirrja publike të ketë mbaruar. Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet.
Aplikacionet joadekuate për kredi të kredikërkuesve të pakualifikuar nuk do të merrren parasysh.
Aplikimet e pjesërishme nuk do të merren parasysh derisa të kompletohen.
Dokumentacioni i pranuar pa kërkesën kreditore (formulari që gjendet në web faqen e bankës) nuk do të përpunohet, derisa të dorëzohet e njëjta.
Banka nuk bart asnjë kosto që del nga pregaditja, përpilimi dhe dorëzimi i kërkesave për kredi,në atë mënyrë që pjesëmarrësi në Thirrjen publike nuk ka të drejtë në rimbursim të kostove në bazë të pjesëmarrjes në këtë Thirrje publike.

Banka do t’i njoftojë  aplikuesit, të cilëve u është miratuar kredia në bazë të aplikimit të paraqitur të kredisë, në mënyrë elektronike përmes emailit të specifikuar në Gjendjen Rrjedhëse të subjektit.
Banka do t’i njoftojë kredikërkuesit me anë të emailit, kërkesat e të cilëve janë refuzuar, duke shënuar arsyen përse e njëta është refuzuar. Emaili që do të përdoret për kuminikim është ai që gjendet në Gjendjen Rrjedhëse të kompanisë.
Banka nuk do t’i njoftojë individualisht aplikuesit e kredisë, kërkesat e të cilëve janë pranuar pasi të gjitha mjetet e parapara të jenë harxhuar.
Për harxhimin e mjeteve në lidhje me Thirrjen publike, banka do të njoftojë përmes faqes së saj.