Вести

U miratuan dhe 3,6 milion euro kërkesa për kredi nga linja kreditore pa interes Kovid 3

Gjithsej deri më tani janë miratuan 2.459 kërkesa për kredi, në vlerë prej 27,9 milion euro

 

BZHMV, 15.03.2021 - Grupi i ri prej 337 kërkesash për kredi u miratua nga linja e tretë e kreditit pa interes me një granti komponent, i cili realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, përmes aktivitetit të BE-së për Rezistencë nga programi IPA.

Gjithsej deri më tani, nga linja e kreditit për të cilën janë parashikuar fonde deri më 31 milion euro, janë aprovuar 2.459 kërkesa për kredi, në shumën totale prej 27,9 milion eurosh, të cilat kanë përmbushur kushtet e thirrjes publike të shpallur më 7 dhjetor të vitit 2020.

Sipas strukturës së kërkesave të miratuara të kredisë deri më tani, 1.307 kërkesa për kredi vijnë nga kompani të vogla, 945 kërkesa nga mikro kompani, 157 kërkesa kredie nga pronarë individual dhe 50 kërkesa për kredi janë nga zejtarët.

 

Shumica e kërkesave të miratuara për kredi 2.294 vijnë nga rajoni i Shkupit, përkatësisht 31%, pas tij qëndron rajoni i Pollogut me 14%, rajoni Jugperëndimor me 12% dhe rajoni Juglindor me 12%. Tjetra janë nga rajoni i Lindjes dhe i Pelagonisë me 10% të kërkesa kredie të miratuara, ndërsa 5% e aplikacioneve të miratuara për kredi vijnë nga rajoni i Vardarit dhe Verilindjes.

Kërkesat për kredi përpunohen në mënyrë kronologjike, në përputhje me kohën e mbërritjes, në përputhje me Thirrjen Publike dhe informacionin e dhënë në të. Miratimi i aplikacioneve për kredi do të bëhet në grupe, derisa të harxhohen fondet që janë në dispozicion nga Fondi i Ndërmarrjeve mikro dhe të Vogla.