Вести

DEKLARATË PËR SHTYP: Prej neseër fillon aplikimi për “Kovid 4”

Shkup, 14.07.2021 

Prej nesër, 15 Korrik ora 09:00 fillon aplikimi për kredi pa interes për linjën kreditore “Kovid 4”. Thirrja publike për këtë linjë kreditore është shpallur me 7 Korrik 2021 dhe do të zgjas 20 ditë.

Për kredi me mundësi të grant komponentës deri 50%, gjegjësisht 15.000 euro, mund të aplikojnë shoqëritë tregtare nga veprimtaria e hotelierisë, transportit, turizmit dhe industrisë së ahengjeve; poliklinikat private shëndetësore, tregtarët individual dhe zejtarët e të gjitha kategorive. Subjektet që kanë shfrytëzuar mjete nga Masa 1 prej paketës së pestë ekonomike, masa për mbështetje financiare të pagave për muajt Shkurt dh Mars prej Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) dhe subjektet që kanë shfrytëzuar kredi nga “Kovid 3”, nuk do të mund të shfrytëzojnë kredi nga “Kovid 4”. Subjektet që kanë shfrytëzuar kredi nga “Kovid 1” dhe/ose “Kovid 2” dhe që nuk kanë asnjë detyrim të pa paguar në ditën e aplikimit (15 Korrik 2021), do të mund të shfrytëzojnë kredi nga “Kovid 4”.

Shuma maksimale e kredisë është 30.000 euro, derisa ajo minimale është 3.000 euro. Kreditë nga “Kovid 4” do të kenë grejs periudhë deri  në 12 muaj dhe afat të kthimit deri 42 muaj.

Shuma e kredisë që mund të miratohet për subjektet varet nga rënia e të ardhurave në vitin 2020, në raport me vitin 2019, edhe atë:

  • Subjektet me rënie të të ardhurave prej 30 deri 50 përqind mund të aplikojnë për shumë maksimale të kredisë e cila është: 15.200 denarë x 3 muaj x numri i të punësuarve
  • Subjektet më rënie të të ardhurave mbi 50 % mund të aplikojnë për shumën maksimale të kredisë e cila është: 22.000 denarë x 3 muaj x numri i të punësuarve.

 

Shfrytëzuesit potencial të kredisë të kësaj linje kreditore, duhet të kenë rënie të të ardhurave më së paku prej 30% në vitin 2020, në raport me vitin 2019, si dhe kapital dhe rezervë jo më pak se 33% nga shuma e kredisë së kërkuar. Vendimi se si do të bëhet shpërndarja e mjeteve të fondit të disponueshëm  do të bëhet në bazë të parimit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.

Shfrytëzuesit e kredisë nga kjo linjë kreditore do të mund të kërkojnë grant komponentë deri 50% nga shumë e kredisë. Subjektet, të cilat do të tregojnë rritje të numrit të të punësuarve në vitin 2021 në raport me vitin 2020 prej së paku 5%, do të mund të shfrytëzojnë grant prej 20%. Subjektet që do të tregojnë rritje të të ardhurave totale më së paku prej 10% për periudhën e njëjtë, do të mund të shfrytëzojnë grant prej 30%. Subjektet të cilat do të rrisin numrin e të punësuarve dhe të ardhurave, do të mund të shfrytëzojnë grant prej 50% të shumës së kredisë.

Parashtrimi i kërkesave kreditore do të bëhet në mënyrë elektronike në email adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., duke filluar nga 15.07.2021 në orën 09:00