Вести

Zgjerim i ri i skemës së garancisë shtetërore nëpërmjet Bankës për zhvillim

Shkup, 12.11.2021


Në skemën e garancisë shtetërore janë bashkuar deri më tani nëntë banka dhe një kursimore duke nënshkruar një marrëveshje për lëshimin e një portofoli garancie nga Fondi i Garancisë. Me zgjerimin e ri, garancitë e portofolit të lëshuara për bankat dhe kursimoret kanë një potencial garancie totale deri në 23.5 milionë euro.

Me një garanci portofoli, banka ose kursimorja mund të japë kredi të miratuara për tregtarët mikro, të vogla dhe të mesme në pronësi private dominuese.Kreditë që mund të vendosen nën garanci të portofolit duhet të jenë me vlerë minimale prej 300.000 denarë dhe shuma maksimale deri në 30.750.000 denarë dhe janë të dedikuara për kapital fiks ose qarkullues.Periudha e pagesës së kredisë mund të jetë deri në tetë vjet për mjetet fikse dhe deri në tre vjet për mjete qarkulluese, me mundësinë e një grejs periudhe deri në një vit.

Garancia për kreditë për mjetet fikse mund të jetë deri në 50% të shumës së principalit të kredisë, ndërsa garancia e kredisë për mjete qarkulluese mund të jetë deri në 80% të shumës së principalit të kredisë.

Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut, deri më sot ka lëshuar garanci të portofolit për Stopanska Banka SHA Manastir, UNI Bank SHA Shkup, Banka Qendrore Kooperative SHA Shkup, Kapital Bank SHA Shkup, Halkbank SHA Shkup, Stopanska Banka SHA Shkup, Komercijalna Banka SHA Shkup, ProCredit Bank SHA Shkup, NLB Banka SHA Shkup dhe Kursimorja Mozhnosti. Këto nëntë banka dhe një kursimore mund t'u ofrojnë klientëve të tyre kolateral shtesë të siguruar përmes garancisë nga Fondi i Garancisë deri në 50%, pra deri në 80% të kredisë në varësi të qëllimit të saj. Lista e bankave dhe kursimoreve që janë pjesë e skemës së garancisë pritet të zgjerohet edhe më tej. Skema e garancisë është pjesë e grupeve ekonomike të masave të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të përballimit të pasojave të pandemisë KOVID-19, dhe është pjesë e Planit për rritje të përshpejtuar ekonomike të Qeverisë.

Me plotësimin e Ligjit për Bankën për zhvillim të Maqedonisë së Veriut, u krijua Fondi i Garancisë si njësi e veçantë organizative.                                                               

Nëpërmjet Fondit të Garancisë ofrohen dy produkte: (1) garanci portofoli për bankat dhe kursimoret, për të mbështetur kreditimin për tregtarët mikro, të vogël dhe të mesëm dhe (2) garanci individuale për tregtarët e mëdhenj që eksportojnë, të cilave kompanitë e mëdha mund t'i drejtohen drejtpërdrejt Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut.                                

Bankat që përfshihen në skemën e garancisë kreditore janë të publikuara në faqen e BZHMV, Produktet - Garancitë - Garancitë e portofolit.

 

                               UDHËZIME PËR PAGESË TË DETYRIMEVE TË LINJËS KREDITORE: "KOVID-1", "KOVID-2", "KOVID-3".