Вести

BZHMV, 16.04.2021


Të nderua,

Në përputhje me Thirrjen publike për dorëzimin e kërkesës për kredi për kredi të drejtpërdrejt për ndërmarrjet mikro dhe të vogla të prekura nga Kovid-19 nga Fondi për ndërmarrje mikro dhe të vogla, ju informojmë se Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup në emër dhe në llogari të  Qeverisë së Republikës së Maqedonis së Veriut, ka realizuar plotësisht linjën e tretë të kredis pa interes me një grant komponenti "Kovid3".

Fondi për ndërmarrjet mikro dhe të vogla është themeluar me fonde buxhetore prej 60 milion denarë dhe fonde për mbështetje buxhetore në vlerë prej 30 milion euro përmes aktiviteti të BE-së për Rezistenc (EU for Resilience) nga programi IPA.

Kjo linjë kredie siguroi mbështetje për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, pronarët individual dhe zejtarët që paguajnë tatimin mbi të ardhurat reale. Thirrja publike u shpall më 07.12.2020, dhe aplikimi filloi më 16.12.2020 me një kohëzgjatje prej 15 ditësh, përfshirë dhe 30.12.2020 deri në ora 23:59. Parimi i realizimit të linjës së kredisë ishte "I pari I ardhur, i pari I shërbyer".

Aplikimi është bërë ekskluzivisht në mënyrë elektronike, në përputhje me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Fondet në dispozicion janë harxhuar me kredin e fundit të aprovuara nga aplikacionet e pranuara më datën 30.12.2020. deri në ora 14:51 minuta. Në këtë periudhë, u regjistruan gjithsej 3,192 kërkesa për kredi, nga të cilat 2,703 u miratuan për kredi dhe 489 kërkesa për kredi u konfirmua që nuk plotësonin të paktën një nga kushtet dhe kriteret e Thirrjes publike.

Nga këto 489 kërkesa për kredi:

- 249 (51%) nuk i përmbushin kriteret për shumën e kapitalit dhe rezervave në bilanc të jenë së paku 33% të shumës së kredisë;

- 114 (23%) nuk janë kompani mikro ose të vogla të tregtisë, TI ose zejtarë që paguajnë tatime mbi të ardhurat reale;

- 36 (7%) nuk kanë një rënie të të ardhurave prej të paktën 20%;

- 31 (6%) nuk janë më të mëdha se një mikro ose subjekt i vogël;

- 24 (5%) kanë një kategori kredie që nuk është në kategoritë e pranueshme të kredisë të listuara në Thirrjen Publike;

- 19 (4%) janë subjekte të regjistruara rishtazi;

- 16 (3%) kanë kërkesa dhe / ose detyrime jo të plota ndaj DHP.

Secili prej 489 aplikantëve të refuzuar tashmë ka marrë një njoftim në mënyrë elektronike në adresën e postës elektronike të situatës aktuale, me një shpjegim bazuar në cilin arsye nuk i plotësojnë kushtet e kredisë.

I informojmë të gjithë aplikantët që kanë dërguar aplikacionet e tyre të kreditit në postën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. në ditën e fundit,  më 30.12.2020 pas orës 14 e 51 minuta, që aplikimet e tyre për kredi nuk do të shqyrtohen nga ana e bankës, për shkak të harxhimit të fondeve të parashikuara për dhënien e kredive pa interes nga Fondi i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla.

Drejtori ekzekutiv i Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, Kire Naumov, mori pjesë në një konferencë për shtyp të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi efektet e zbatimit të masave ekonomike.
Në konferencën për shtyp folën kryeministri i Republikës së Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev dhe Ministri i Financave, Fatmir Besimi, si dhe të pranishëm ishin Zëvendës Kryeministri i ngarkuar me çështjet ekonomike, Fatmir Bytiqi, si dhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. 


-Njoftimi u mor nga Qeveria e RMV-

Shkup, 08.04.2021 - Të ardhurat buxhetore janë më të larta në krahasim me periudhën para krizës,  4.4% është rritja e të ardhurave të përgjithshme, 5% është rritja e tatimeve dhe kontributeve. Pakoja e dytë e masave ekonomike është zbatuar 100%, ndërsa implementimi i përgjithshëm i katër pakove të masave është 82% ose 860 milionë euro.  Masat ekonomike e përmirësuan rezultatin ekonomik për 4,2 pikë përqindje, u theksua në konferencën e sotme për shtyp të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrit të Financave, Fatmir Besimi, në të cilën morën pjesë edhe Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetar i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Burimeve Ekonomike dhe Investimet, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë dhe Kire Naumov, drejtor i Bankës për Zhvillim.

Kryeministri Zaev, theksoi se të gjitha pakot e masave antikrizë për mbështetjen e ekonomisë kanë në fokusin e tyre qytetarët, vendet e tyre të punës, sigurinë sociale, solidaritetin, krijimin e një mjedisi për tejkalimin më të lehtë të pasojave ekonomike nga koronavirusi dhe zbatimin e një strategjie të shpejtë për dalje që të vazhdohet me trende pozitive të  ekonomisë së re zhvillimore maqedonase.

“Pakoja e parë e masave antikrizë është zbatuar me 90.1%, pakoja e dytë e masave është zbatuar 100%, pakoja e tretë 75.4% dhe pakoja e katërt 72.7%. Duhet të theksohet se disa masa nga pakoja e tretë dhe e katërt janë duke u realizuar gjatë këtij viti, kështu që zbatimi i përgjithshëm i masave në krahasim me planin mund të rritet dhe madje mund të arrijë edhe deri në 99% zbatim. Sa i përket përbërësve të PBB, përderisa nuk janë ndërmarrë masa, si subvencione të pagave, kontributet e pagave, kartelat pagesore dhe të gjitha masat që i kemi miratuar,  rënia e konsumit privat do të ishte pothuajse e dyfishtë, gjegjësisht -11.8%, në vend të -5.6% aq sa është sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë. Në kuadër të pakos së katërt që janë subjekt i analizës, janë miratuar rreth 70 masa të ndryshme, në të cilat janë përfshirë dhe mbështetur kompanitë dhe qytetarët e prekur nga pandemia.  Nga gjithsej 70 masa të miratuara në kuadër të të gjitha 4 pakove, në rrjedhë është zbatimi i 21 masave në vlerë prej 30 milionë eurosh, ndërsa  zbatimi i 7 masave në vlerë prej 150 milionë eurosh  janë procedurë parlamentare dhe shpresoj se deputetët së shpejti do të japin dritë jeshile edhe për këto masa”, theksoi Zaev dhe shtoi se ka sinjale pozitive se ekonomia rimëkëmbet, ndërsa për këtë konfirmim janë lëvizjet pozitive aktuale ekonomike  dhe atë: rritja e lartë e eksportit; rritja e tregtisë; numri i rritur i kreditimit dhe rritja e pagës mesatare.

Kryeministri Zaev, theksoi se eksporti ka rritje nominale prej 15.4% në janar në bazë vjetore, importi i mallrave rritje prej 5.3%, gjë që deficiti tregtar në janar u ul për 29 përqind. Në janar qarkullimi në tregtinë e brendshme ka një rritje nominale vjetore prej 0.8%, paga mesatare ka rritje prej 2.7%, trende pozitive janë vërejtur edhe në kreditimin e qytetarëve dhe ekonomisë, kështu që në shkurt kreditë totale janë rritur për 4.4% në bazë vjetore, në shkallën e papunësisë është vërejtur një rënie graduale, punësimi është rritur.

“Në përputhje me lëvizjet dhe pritshmëritë e fundit makroekonomike dhe fiskale në raport me rrethin ndërkombëtar ekonomik, ekonomia vendore është paraparë të kthehet në rrugën e rritjes ekonomike në vitin 2021 dhe t’i tejkalojë goditjet e shkaktuara nga pandemia. Me rimëkëmbjen e ekonomisë globale, presim rimëkëmbje shtesë edhe të  kërkesës së jashtme, që ndikon fuqishëm në eksportet tona, si dhe rritjen e konsumit të brendshëm, të mbështetur nga masat ekonomike antikrizë, do të nxisë rritjen ekonomike. Projektojmë rritje prej 4,1%, me pritshmëri që eksportet të rriten për 14%, investimet bruto për 7.7%, konsumi privat për 3.5%, konsumi publik për 4.3%, ndërsa numri i të punësuarve parashikohet të rritet për 1.9%, "dhe për të ulur papunësinë në përputhje me rrethanat", tha Kryeministri .

Ministri Besimi theksoi se nga fillimi i vitit kemi lëvizje pozitive në ekonomi, që më lehtë dhe më shpejtë mund të detektohen përmes ana e të ardhurave të buxhetit.

"Të ardhurat nga tatimet dhe kontributet janë më të larta për 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar - e cila është një periudhë para krizës, ku nuk ka asnjë ndikim nga kriza me COVID-19, ku tatimet u mblodhën në vlerë prej 27.758 miliardë denarë dhe janë 6.2% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e të ardhurave nga tatimet është pothuajse sipas të gjitha llojeve të tatimeve, kështu që TVSH-ja është më e lartë për 11.4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, tatimi mbi fitimin është më i lartë për 5%, detyrimet e importit janë më të larta për 10.4%, tatimi mbi të ardhurat personale është pothuajse në të njëjtin nivel me vitin e kaluar, me një rritje prej 0.8%. Kontributet janë në një nivel më të lartë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar për 3.3%," tha Besimi.

Ministri i Financave tha se Takimet  pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që mbahen këtë javë, është prezantuar Plani për financimin e rritjes së përshpejtuar (Growth Acceleration Financing Plan).

“Ky është dokument i ri strategjik i Qeverisë, që ka për qëllim që përmes gjetjes së mekanizmave të rinj dhe burimeve të financimit të nxisë rritjen ekonomike, por edhe të ndikojë në konsolidimin fiskal, gjegjësisht ngushtimin e deficitit dhe stabilizimin e borxhit publik. Plani për financimin e rritjes së përshpejtuar do të ketë rol të rëndësishëm për ekonominë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rritjen e vendeve të reja të punës, përmes shfrytëzimit të investimeve publike dhe mjeteve nga kreditorët zyrtar për mobilizimin e kapitalit privat. Rezultatet e pritura janë përshpejtim i dyfishtë i rritjes ekonomike (prej 2,5% në 5% në afat të mesëm), mbajtje e nivelit të borxhit publik dhe deficit buxhetor në kuadër të kriterit të Mastrihtit dhe rritje e investimeve publike dhe private”, theksoi Besimi.

Qëllimi kryesor i këtij plani është që përmes krijimit dhe shfrytëzimit të mekanizmave të reja, instrumenteve, fondeve dhe burimeve për financim, të krijohet efekt multiplikativ, gjegjësisht krahas investimeve të planifikuara publike në vlerë prej 4 miliardë euro për periudhën 2021-2025, do të mobilizohen  disa herë më shumë fonde dhe investime nga sektori privat. Me këtë, disa herë më shumë do të rriten gjithsej investimet në ekonomi dhe do të kontribuohet për përshpejtim shtesë në rritjen e bruto prodhimit vendor dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Plani veçanërisht do të mbështesë projekte ekologjike dhe klimatike, inovacione, si dhe iniciativa për shoqëri më të barabartë.

Konferencë për shtyp në shqip

Deri më tani janë miratuar gjithsej 2,678 kërkesa për kredi, në vlerë prej 30.3 milion euro

 

BZHMV, 01.04.2021 – Grup i ri prej 95 kërkesash për kredi është miratuar nga linja e tretë e kreditit pa interes me një grant komponenti , i cili realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, përmes aktiviteti së BE për Rezistencë nga programi IPA.

Në Thirrjen Publike "Kovid 3", arritën kërkesa për kredi nga 3,282 kompani. Nga këto, janë përpunuar gjithsej 3,155 kërkesa për kredi për 34,3 milion euro, deri më 30 dhjetor, në orën 11 e 49 minuta. Nga këto kërkesa për kredi, 2,678 plotësuan kërkesat e Thirrjes Publike, ndërsa 477 nuk plotësuan të paktën një ose më shumë nga kushtet e shënuara në Thirrjen Publike.

Sipas strukturës së kërkesave të aprovuara të kredisë, 1,413 kërkesa kredie janë nga ndërmarrje të vogla, 1037 kërkesa janë nga ndërmarrje mikro, 170 kërkesa kredie janë nga pronarë individual dhe 58 kërkesa kredie janë nga zejtarët. Shfrytëzesit e kredive pa interes nga linja e tretë punësojnë gjithsej 18,927 persona.

Pjesa më e madhe e 2,678 kërkesave të miratuara për kredi vijnë nga rajoni i Shkupit, 32%, pas tij vjen rajoni i Pollogut me 15%, Juglindja me 12% dhe Jugperëndimi me 11%. Dhjetë përqind e kërkesave të miratuara për kredi janë nga rajoni Lindor dhe Pelagonia, ndërsa 5% e kërkesave të miratuara për kredi vijnë nga rajoni i Vardarit dhe Verilindjes.

Sipas strukturës së kërkesave për kredi që nuk plotësonin të paktën një ose më shumë kushte 51% e aplikantëve nuk plotësonin kërkesat në lidhje me raportin midis kapitalit dhe rezervave të bilancit dhe shumës së kredisë, 23% e aplikantëve që paraqitën një kërkesë për kredi nuk ishin mikro ose kompani e vogël tregtare, TI ose zejtar. 8% e aplikantëve nuk gjetën një rënie në të ardhura prej të paktën 20% në vitin 2020 krahasuar me 2019 dhe 7% e aplikantëve ishin në një kategori kredie të papranueshme. dhe 11% e mbetur ishin subjekte më të mëdha se ato të mbuluara nga Thirrja Publike, subjekte të reja ose nuk kishin kompletuar dokumentacionin e tyre.

Deri dje, janë paguar gjithsej 2,361 kërkesa për kredi, domethënë 88% e kërkesave të aprovuara për kredi. Shuma totale e kërkesave të ripaguara të kredisë është 26.9 milion euro.
Të gjithë 3,155 aplikantët, kërkesat e kredisë të të cilëve janë aprovuar ose refuzuar, janë njoftuar për statusin e tyre aktual me postë elektronike.

Deri tani gjithsej janë miratuar 2.583 kërkesa për kredi, në shumë totale prej 29.3 milion euro

 

BZHMV, 24.03.2021 - Një grup i ri prej 124 kërkesave për kredi miratohet nga linja e tretë e kredisë pa interes me një granti komponent i cili realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, përmes aktivitetit për Rezistencën e BE nga programi IPA.

Deri më tani, nga linja e kredisë për të cilën janë paraparë fonde prej 31 milion euro, janë aprovuar 2,583 kërkesa për kredi prej një shumë totale prej 29,3 milion euro. Këto kërkesa kredie i plotësuan kërkesat e thirrjes publike të shpallura më 7 Dhjetor të vitit 2020.

Sipas strukturës së kërkesave të aprovuara të kredisë, 1,368 kërkesa kredie janë nga ndërmarrje të vogla, 999 kërkesa janë nga ndërmarrje mikro, 164 kërkesa kredie janë nga pronarë individual dhe 52 kërkesa kredie janë nga zejtarët.

Shumica e 2,583 kërkesave të aprovuara për kredi vijnë nga rajoni i Shkupit, 32%, pas tij vijon rajoni i Pollogut me 15%, Juglindja me 12% dhe Jugperëndimi me 11%. Dhjetë përqind e kërkesave të aprovuara për kredi janë nga rajoni Lindor dhe Pelagonia, ndërsa 5% e kërkesave të aprovuara për kredi vijnë nga rajoni i Vardarit dhe Verilindjes.

Aplikimet për kredi përpunohen në mënyrë kronologjike, sipas kohës së mbërritjes, në përputhje me Thirrjen Publike dhe informacionin e dhënë në të. Miratimi i kërkesave për kredi do të bëhet në grupe, derisa të harxhoneh fondet në dispozicion nga Fondi i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla.