Вести

Ju informojmë se për shkak të mbingarkesës së serverit, për shkak të numrit të madh të postave elektronike të dërguar në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. përgjigjet automatike në postat e juaja elektronike do të vonohen.

Që nga mesnata, ne po përballemi me një numër jashtëzakonisht të lartë të postave elektronike të dërguar në bankë.

Procesi nuk ndërpritet, por zhvillohet me dinamikë të ngadalshme, për shkak të së cilës është ë nevojshme të përpunohen postat elektronike të cilat janë dërguar në bankë.

Aplikimet për kredi ende po arrijnë prej aplikuesve të kredisë në periudhë prej orës 00:01 deri në 00:30 e më vonë.

Gjatë pranimit të postës elektronike, shihet dhe ora kur është dërguar posta elektronike.

Të gjithë ju që keni dërguar më shumë se dy posta elektronike të cilat janë identike (email pastaj përcillni të njejtën email), ju lutem të përmbaheni nga dërgimi i të njëjtës postë elektronike më shumë se dy herë.

BZHMV, 16.12.2020

BZHMV, 15,12,2020 - Që nga mesnata e sotme do të fillon dorëzimi i aplikimeve për kredi pa interes me grand komponenta, Kovid 3, të cilën e realizon Banka për zhvillim e Maqedonis së Veriut.

Linja e tretë kreditore pa kamatë do të realizohet me përkrahje finansiare nga Bashkimi Europian sipas aktivitetit BEpërRezistencë nga programa IPA me një shumë totale prej 30 milion euro dhe me mbështetje buxhetore në vlerë  prej 1 milion euro.

Linja kreditore për ndërmarrjet mikro dhe shoqatat tregëtare të vogla, tregëtar  individual dhe zejtar ku puna e tyre është prekur nga  KOVID – 19, ndërsa matet sipas rënjes së të ardhurave prej të paktën 20%.

Thirrja publike është e hapur për aplikim për kredi prej 16 dhjetorit të vitit 2020 me fillim nga ora 00:01 deri më 30 dhjetorë të vitit 2020 me mbarim në orën 23:59, gjithsej 15 ditë.

Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike në postën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.. Secili aplikant gjatë dorëzimit të kërkesës për kredi në lëndën tek posta elektronike duhet ta shënon emrin e kompanisë, qytetin dhe formën (DOO, DOOEL, TI, zejtar etj) me shkronja latine.

Për konfirmim se posta e tyre elektronike ka arritur ne BZHMV, aplikantët duhet të marrin një porosi automatike si përgjigje prej Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. . Përderi sa nuk pranojnë një porosi automatike kthyese, rekomandohet që ta kontrollojnë postën elektronike, si dhe madhësin e dokumenteve (duhet të jetë më pak  se 8 MB). Në web faqen e bankës ka udhëzues teknik e cila duhet të ndiqet gjatë aplikimit.

Përpunimi i kërkesave për kredi do të jetë në mënyrë  kronologjike ashtu se si kanë arritur kërkesat për kredi në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe do të fillon pas mbarimit të thirrjes publike.

Shkup, 14.12.2020 - Në seancën e saj të 29-të  Qeveria mori vendim për rritjen e kapitalit  fillestar të Bankës për zhvillim të Maqedonis së Veriut  SHA Shkup për 3 milion euro. Qëllimi i rritjes së kapitalit të bankës është rritja e mbështetjes së sektoreve private, dhe posaçërisht mbështetjen e eksporteve në kushtet e funksionimit të vështirë të ndërmarrjeve vendase.

Rritja e mbështetjes të sektorit privat do të realizohet duke zgjeruar  portofolin e  bankës dhe duke lëshuar garancion  doganor. Garancionet doganore kanë qenë të parapara në pakon e katërt në masat ekonomike për revitalizimin e ekonomisë. Me këtë prodhim, do të lehtësohet eksporitimi i materialeve për arsye të përmirësimit i cili realizohet si burim në formë të prodhimit dhe shërbimit.

Nëpërmjet  Bankës për zhvillim të Maqedonis së Veriut deri tani janë realizuar dy linja kreditore pa interes për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe kompanit e mesme me të cilat mbështeten rreth 1.400 kompani me 18 mijë punëtorë.

Përveç kësaj , përmes Bankës për zhvillim , 50.9 milion euro të kredive të favorshme u vunë në dispozicion të sektorit privat nga linja e kreditit EIB për projektete 189 ndërmarrjeve që kanë nevojë të punësojnë 605 njerëz të rinj.

Në vazhdimsi Banka për zhvillim po e realizon linjën kreditore pa interes me grand komponenta për mikro dhe shoqata tegëtare të vogla, TI dhe zejtar, për të cilën dorëzimi i kërkesës për kredi fillon të mërkurën më 16 dhjetor të viti 2020 prej orës 00:01 në mesnatë. Linja e tretë kreditore pa interes do të realizohet me mbështetje finansiare deri më  30 milion euro nga Bashkimi Europian sipas aktiviteti BEpërRezistencë të  IPA programës, si dhe prej fondit bugjetar ne shumë prej 1 milion euro.

Thirrja publike dhe dokumentet shoqëruese janë të disponueshme në faqen e internetit të bankës.

31 milion euro do të vihen në dispozicion të ndërmarrjeve tregtare mikro dhe kompanive të vogla dhe zejtar

 

                                                                                                                               
Thirrja financohet nga                                                                                                                                                                             Banka për zhvillim e
   Bashkimi Evropian                                                                                                                                                                               Maqedonisë së Veriut


Shkup, 07.12.2020 - Zëvendëskryetar i Qeverisë për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, sot në pres-konferencen e përbashkët me ambasadorin e BE-së Dejvid Gir  dhe drejtorin e Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut  Kire Naumov, promovuan linjën e re të kredisë pa interes Kovid 3, e cila nga sot është e disponueshme për kompani të vogla dhe  mikro, tregëtar individual dhe zejtarë, ku në dispozicion vihen 31 milion euro.

„Do të kisha dashur ta faleminderoj Bashkimin Evropian, e cila nëpërmjet mehanizmit BEpërRezistencë nga programa IPA siguroi 30milion euro për realizimin e kësaj mase,  ndërsa 1 milion euro janë mbështetje nga shteti prej programit të përcaktuar në Buxhet, për ballafaqimin me korona virusin nga ana e Qeverisë“  tha zëvendëskryeministri Bytyqi.


Bytyqi potencoi se thirrja publike, e publikuar nga Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut, mund të aplikojnë të gjitha shoqërit tregëtare mikro dhe të vogla, tregëtar individual dhe zejtarë të cilët janë të prekur nga korona virusi,ndërsa mund të matet sipas rënies së të ardhurave.
,,Në këtë linjë të tretë kreditore, në kërkesë të Odës së zejtarëve, për herë të parë objektivi i linjës së kredisë  është përhapur dhe i` u është dhënë  mundësia  dhe zejtarëve të cilët kanë rënie  të të ardhurave më së paku prej 20%, të mund të bëjn kërkesë për kredi me 0% interes. Me këtë hap brenda mundësive vetëm konfirmon angazhimin e sinqertë të  qeverisë dhe të gjithë faktorëve në departamentet ekonomike për të ofruar mbështetje reale për ata që kanë më së shumti nevojë- për të vegjlit.
Kjo masë është vazhdimësi e dy linjave kreditore të mëparshme Kovid 1 dhe Kovid 2, e cila siguroi kredi pa interes në vlerë prej 13,5 milion euro, për 1.376 kompani, për të ruajtur përafërsisht 18.000 vende pune në këto kompani.
Ne forcojmë më tej mbështetjen dhe sigurojmë dy herë e gjysmë më shumë fonde për kompanitë, fondet qarkulluese , financimin e nevojave  aktuale, për realizimin e projekteve në lidhje me ekonominë e gjelbër, prezantimin e mënyrave të reja të shitjes, dixhitalizimin,shërbimet e reja, likuiditetin më të madh dhe menaxhimin më të lehtë me kushtet ekonomike.

Presim që linja e tretë të përkrah 2.000 subjekte mikro dhe të vogla,“ theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi në fjalën e tij hyrëse në promovimin e linjës së re të kredisë pa interes të Bankës për zhvillim .

Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Ambasadori Dejvid Gir potencoi se linja kreditore pa interes është pjesë e madhe e paketit e finansiar dhe e siguruar nga ana e Bashkimit Evropian në vlerë prej 40milion euro.


„Qëllimi i kësaj pakoje është për të mbështetur bizneset e vogla si dhe të promovon punsime dhe të stimulon inovacione. Prej këtyre 40 milion euro, 30 milion euro së bashku me 1 milion euro prej fondeve nacionale do të marin formën e linjës kreditore pa interes e cila do të udhëheqet nga ana e Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut,  të destinuara për ndërmarrjet mikro dhe të vogla maqedonase , të cilat do t`ju ndihmojnë me ballafaqimin e pasojave të pandemisë. 10 milion eurot e mbetura do të menaxhohen nga  Agjencia e Punësimit, në mënyrë që të ndihmojë njerëzit që janë të papunë dhe duan të fillojnë një biznes, që t`ju mundësoj ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme, të krijojnë mundësi të reja për punë. Në të njejtën kohë ky paket  „EU4resilience“-„ BE për rezistenc” do ti inkurajoj investimet  tranzicion dixhital dhe në të gjelbërtën, pyetja që e marrin kulmin e agjendës në Bashkimin Evropian, në të njëjtën kohë duke promovuar mundësi për gratë si dhe për të rinjtë “ theksoi ambasadori i BE-së, Gir.

Drejtori i Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov i prezantoi të gjitha detajet  në thirrjen publike ku dhe potencoi se kredia do të jetë pa interes, me 3 vite afat për pagesë duke e kyqur dhe periudhën grejs prej 6 muajsh, ndërsa mund të shfrytëzohet dhe për furnizim të fondeve elementare dhe qarkulluese, për finansim të pandërprerë në aktivitetet aktuale dhe nevoja për kalital qarkullues të objekteve.


„Vlera minimale e kredisë për të cilën mund të dërgohet kërkesë është 3.000 euro, ndërsa vlera maksimale është 5.000euro për tregëtarët individual dhe zejtarët; dhe 15.000 euro për shoqatat e vogla dhe mikro. Njoftimin e Thirrjes publike do ta shpallim  sot, ndërsa fillimi për dorëzimin e kërkesës për kredi për Kovid 3 është më 16 dhjetor prej në ora 00 e 01 minuta në mesnatë. Kërkesat për kredi mund të paraqiten deri më 30 dhjetor deri ne orën 23 e 59 minuta, gjegjësisht thirrja zgjat gjithsej 15 ditë. Kërkesat për kredi të arritura do të përpunohen pas mbarimit të thirrjes publike, në mënyrë kronologjike, sipas parimit  ,,i pari i ardhur, i pari i shërbyer”  sqaroi drejtori Naumov.

Aplikimi do të bëhet vetëm nëpërmjet postës elektronike në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Risi në këtë linjë kreditore është grand komponenta prej 30% ku shfrytëzuesit e kreditit Kovid 3 do të mund ta fitojnë. Grand komponenta i referohet katër kategorive të subjekteve përkatësisht:
- Kategorisë së parë të subjekteve u përkasin ato të cilat udhëheqen nga gratë, ose kanë stukturën udhëheqëse grua ose grua e cila merr pjesë me më së paku 50%;

- Kategorisë së dytë të subjekteve u përkasin atyre të cilat ushëhiqen nga persona të rinjë deri në moshën 29 vjeç në pajtueshmëri me definicionin evropian për të rinjtë, ose të cilët kanë të rinjë në stukturën udhëheqëse me më së paku 50%;
- Kategorisë së tretë të subjekteve u përkasin kompanive të eksportit, në të cilat pjesa e të ardhurave të huaja në të ardhurat totale është të paktën 50% ;
- Dhe kategorija e katërt është më e gjërë, ndërsa u përket subjekteve të cilët realizojnë aktivitete, gjegjësisht projekte në fushën e ekonomisë së gjelbër, dixhitalizimin dhe modernizimin e  proceseve të biznesit përmes furnizimit të pajisjeve ose prezantimit të një mënyre të re të shitjes, si dhe inovacionit në drejtim të prezantimit të produkteve të reja dhe shërbimeve të reja;    

Të drejtë e grandit do të mund ta realizojnë shfrytëzuesit e kredisë të Kovid 3  pas shlyerjes së 50% të pagesës të shumës së kredisë,  me paraqitjen e kërkesës për grand nga Banka për zhvillim.

                                   

 Video nga konferenca për shtyp në Qeverinë e RMV                                                          Prezantimi i Kovid3, pdf 

Burimi: Qeveria e RMV