Производи

Udhëzime për pregaditjen dhe dorëzimin e kërkesës për kredi

Aplikimi për kredi me dokumentacionin e kompletuar dorëzohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike në email adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Kërkesat e parashtruara për kredi shpërndahen në mënyrë të automatizuar dhe për këtë shkak është e nevojshme të ndiqen udhëzimet e mëposhtme gjatë aplikimit:

  • Në titullin (Subject) të e-mailit me të cilin parashtrohet aplikimi për kredi, duhet të shënohet emri i kopmanisë, qyteti dhe forma juridike me shkronja latine, si për shembull: Vardar Berovo DOOEL
  • Nëse aplikimi parashtrohet në dy ose më shumë emaila, titullii (Subject) i mesazhit duhet të jetë i njëjtë me emailin e pare, pa shtesa të tjera , si për shembull: 1, 2, pjesa e dytë, kovid4, kovid etj.
  • Shtojcat nuk duhet të kalojnë madhësinë 8 MB dhe duhet të bashkangjiten në email si .pdf, .zip apo .rar format.

Kërkesa për kredi është dokumenti i obligueshëm dhe dokumentacioni tjetër i parashtruar nuk do të meret parasysh, derisa të dorëzohet e njëjta. Kërkesa për kredi duhet të plotësohet e tëra.

Kërkesa për kredi dhe dokumentet tjera shoqëruese, rekomandohet të plotësohen në mënyrë elektronike, në kompjutor ose nëse kjo nuk është e mundshme të plotësohen me shkronja të shtypit dhe lehtë të lexueshme.
Kërkesa për kredi mund të nënshkruhet me dorë ose me certifikatë digjitale.

Kredikërkuesi mund të parashtrojë vetëm një aplikacion për kredi.