Efimija Dimovska
DREJTOR KRYESOR EKZEKUTIV
Dr. Efimija Dimovska ka lindur në vitin 1975 në Berovë. U diplomua në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Katedra e ekonomisë së biznesit. Ajo e vazhdoi arsimimin e saj në Shtetet e Bashkuara në Universitetin e Kentuckyt, ku në vitin 2003 përfundoi studimin njëvjeçar të specializuara në Zhvillim ekonomik dhe Administrim biznesi, dhe në vitin 2006 mori diplomën master nga Universiteti i Pitsburgut në fushën e Politikave publike dhe menaxhimit. Në vitin 2013, doktoroi në Fakultetit ekonomik Universitet Shën Kirili dhe Metodi në Shkup në fushën e financave, me fokus të veçantë në kërkimin në fushën e qasjes në financim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ka ndërtuar karrierën e saj profesionale 27-vjeçare në pozicione përgjegjëse dhe menaxheriale në Ministrinë e Financave, Bankën për zhvillim, sektorin e energjisë dhe arsimin e lartë. Për më shumë se 18 vjet, ka punuar në mënyrë aktive në fushën e zhvillimit bankar, sektorit financiar dhe projekteve ndërkombëtare.
Ka përvojë të konsiderueshme në planifikimin financiar, buxhetimin, kontrollin dhe qeverisjen korporative, të fituar nëpërmjet punës në sektorin korporativ dhe pjesëmarrjes në proceset mbikëqyrëse dhe të vlerësimit. Në mënyrë aktive merr pjesë si ekspert kombëtar dhe ndërkombëtar në projekte të Komisionit Evropian dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara, gjë që përfaqëson një vlerë shtesë për kuptimin strategjik të politikave ekonomike dhe të zhvillimit.
Më datë 31.12.2025, ajo u emërua anëtare e Bordit mbikëqyrës të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut ShA Shkup. Duke filluar nga data 24.02.2026, ajo u emërua si Ushtruese e Detyrës së Drejtores ekzekutive dhe anëtare e Bordit drejtues të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut ShA Shkup, dhe më datë 24.04.2026, ajo u emërua si anëtare e Bordit drejtues dhe Drejtoreshë ekzekutive e bankës.
Besim Nebiu
DREJTOR KRYESOR OPERATIV
Besim Nebiu u diplomua në Fakultetin e ekonomisë të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, në Katedrën për Menaxhimin financiar, dhe magjistroi në Ekonomi ndërkombëtare nga Instituti i Ekonomisë i të njëjtit universitet. Po përfundon gjithashtu një program ndërkombëtar për studimet evropiane në Bruksel, i organizuar në bashkëpunim me Universitetin Katolik të Leuvenit dhe Oda ekonomike Belgjiko-italiane. Zhvillimi i tij profesional përfshin një program mbi financimin e klimës dhe energjisë së qëndrueshme në "Frankfurt School of Finance & Management", si dhe një program për zhvillimin e kapaciteteve drejtuese në "Center for Creative Leadership" në SHBA, me fokus te të menduarit strategjik, menaxhimi i ndryshimit dhe efektiviteti organizativ.
Ka karrierë profesionale që përfshin tri dekada në fushat e zhvillimit ndërkombëtar, forcimit institucional dhe menaxhimit të programeve komplekse rajonale. Ka punuar për gjashtëmbëdhjetë vjet në organizata ndërkombëtare jashtë Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesën tjetër të përvojës profesionale e ka fituar brenda vendit dhe në rajonin më të gjerë të Ballkanit. Gjatë karrierës ai ka menaxhuar operacione dhe programe shumëpalëshe e rajonale nëpër vende të ndryshme, ka krijuar ekipe multidisiplinare dhe të shpërndara gjeografikisht, si dhe ka vendosur partneritete midis sektorit publik, institucioneve financiare, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.
Para emërimit të tij në Bankë, ai ka ushtruar funksionin si drejtor i operacioneve dhe programeve rajonale për Evropën Qendrore e Lindore dhe vendet e CIS-it pranë organizatës "Habitat for Humanity International", me seli në Bratislavë. Në këtë pozitë, ai ishte përgjegjës për drejtimin strategjik të operacioneve rajonale, menaxhimin e portofoleve të programeve, si dhe udhëheqjen e ekipeve dhe nismave nëpër vende të ndryshme. Udhëheqja e tij përqendrohej në harmonizimin e qëllimeve të zhvillimit me zgjidhje që janë financiarisht të qëndrueshme, praktike dhe të shkallëzueshme në planin afatgjatë.
Gjatë karrierës së tij, ai ka menaxhuar portofole të rëndësishme rajonale të financuara nga Bashkimi Evropian dhe USAID-i, duke kontribuar në zhvillimin e modeleve dhe instrumenteve financiare për investime në strehim, efikasitet energjetike, strehim të përballueshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Përvoja e tij përfshin zhvillimin e fondeve revolving, mekanizmave financiarë dhe partneriteteve për mobilizimin e kapitalit publik dhe privat, si dhe bashkëpunimin me qeveri, bashki, banka komerciale, institucione të mikrofinancës dhe banka kryesore evropiane e ndërkombëtare të zhvillimit.
Zotëron përvojë të gjerë në qeverisjen korporative dhe institucionale, të fituar përmes anëtarësimit dhe drejtimit të organeve qeverisëse të organizatave në Maqedoninë e Veriut, Poloni, Rumani, Hungari dhe Kosovë. Në këto role, kontribuon në përcaktimin e drejtimeve strategjike, forcimin e kapaciteteve organizative, mbikëqyrjen e performancës financiare dhe operacionale, menaxhimin e rreziqeve dhe monitorimin e rezultateve.
Që nga korriku i vitit 2026, është anëtar i Bordit drejtues – Drejtor operativ i Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut ShA Shkup.
Andriana Matlioska
KRYETAR
Dr. Andriana Matlioska është sekretare shtetërore në Ministrinë e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përvoja e saj profesionale përfshin më shumë se një dekadë në fushën e financave publike, punës bankare, harmonizimit me rregullatore dhe menaxhimit korporativ.
Ajo e filloi karrierën e saj në Ministrinë e Financave në fillim të vitit 2015, ku ushtroi disa pozita përgjegjëse që lidheshin me koordinimin e proceseve me fushën e sektorit financiar, monitorimin e punës financiare të ndërmarrjeve publike kompanitë dhe agjencitë tregtare, proceset buxhetore dhe hartimin e politikave. Në periudhën 2021-2024, ajo ushtroi funksionin si person përgjegjës për kontrolle të harmonizimit të dispozitave dhe në të njëjtën kohë është përgjegjës për kryerjen e funksioneve oficere e mbrojtjes së të dhënave personale dhe si person përgjegjës i FATCA-s në një nga bankat maqedonase, ku ishte përgjegjëse për harmonizimin rregullator, menaxhimin e riskut të harmonizimit dhe implementimin e standardeve financiare ndërkombëtare.
Në vitin 2024, ajo u kthye në Ministrinë e Financave si këshilltare e posaçme e ministres, dhe menjëherë pas kësaj, u emërua sekretare shtetërore.
Matlioska është doktor i shkencave juridike me specializim në të drejtën tregtare dhe të punës dhe magjistre në të drejtën afariste, si dhe specialiste e certifikuar në menaxhimin korporativ dhe harmonizimin e dispozitave sipas standardeve evropiane për cilësinë e arsimit dhe trajnimit profesional.
Ajo është anëtare aktive në më shumë komisione dhe komitetet kombëtare në fushën e sistemit të stabilitetit financiar, parandalimit të pastrimit të parave, menaxhimit të financave publike dhe antikorrupsionit. Gjithashtu ka marrë pjesë në konferenca dhe forume të shumta ndërkombëtare të organizuara nga Banka Botërore, FMN-ja, OECD-ja dhe Bashkimi Evropian, duke kontribuar në përforcimin e menaxhimit financiar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Dr. Matlioska me profesionalizmin akademik dhe përvojën e gjerë praktike në sektorin financiar siguron transparencë dhe llogaridhënie, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nga data 31.10.2025 ushtron pozitën e kryetarit të Këshillit mbikëqyrës të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Hristina Kelemen
ANËTAR
Hristina Kelemen ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, ku ka përfunduar edhe studimet pasuniversitare në Institutin e Ekonomisë. Ajo e filloi karrierën e saj profesionale në 2002 në sektorin privat, dhe në vitin 2008 ajo vazhdoi në Zyrën e Kryetarit të Qeveris, ku punoi për politikat ekonomike si Këshilltare shtetërore për çështjet ekonomike. Si anëtare ekzekutiv e Bordit të drejtorëve të ShA Tutunski Kombinat Prilep, duke marrë pjesë aktive në qeverisjen korporative, planifikimin strategjik dhe zbatimin e projekteve të zhvillimit. Në të njëjtën kohë, ajo është z.d. Kryetare e përkohshme e Këshillit për promovim dhe mbikëqyrje të auditimit. Aktualisht ajo është Këshilltar për Çështjet Financiare në Zyrën e Kryetarit të Qeverisë.
Që nga data 14.10.2025, ajo është anëtar i Bordit mbikëqyrës të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut ShA Shkup.
Tanja Mihajlovska Dimitrievska
ANËTAR
Tanja Mihajlovska Dimitrievska ka lindur në vitin 1981 në Shkup. Pas diplomimit në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Katedra për menaxhimit financiar, ajo filloi karrierën e saj profesionale në Ernst & Young – Shkup në seksionin për auditim të jashtëm të bankave dhe kompanive të sigurimeve. Në vitin 2005, ajo filloi të punojë në Bankën ProCredit, ku u bë Drejtoresh e Auditimit të Brendshëm. Gjatë 10 viteve të fundit (nga 2015 deri më sot), ajo ka punuar si eksperte dhe Drejtoresh Globale e auditimit të brendshëm në bankat e investimeve në Londër, Mbretëria e Bashkuar, ku drejton ekipe globale dhe kryen auditime në fusha të tilla si ndryshimi dhe transformimi strategjik, huadhënia e korporatave, bankat private dhe kultura e korporatave. Ajo është Auditore e Brendshme e Çertifikuar nga Instituti i Auditorëve në Mbretërinë e Bashkuar (IIA UK, 2023) dhe është e çertifikuar në Programin e gatishmërisë së bordit (Board Readiness Programme, 2025).
Ajo është gjithashtu e përfshirë në mënyrë aktive si udhëheqëse/ambasadore në Women on Boards Adria, anëtare e European Women on Board dhe ish-themeluese dhe anëtare e bordit të Institutit të Auditorëve të Brendshëm në Maqedoninë e Veriut.
Arif Musa
ANÈTAR
Arif Musa ka lindur në vitin 1961 në fshatin Lipkovicë të Tetovës. Ai i kreu studimet universitare në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, në vitin 1988. Pas përfundimit të arsimit të lartë, ai punoi si kontabilist dhe specialist financiar në ndërmarrje private – profesion të cilin e ushtroi deri në daljen në pension. Në vitin 1996, ai u emërua nga Këshilli në komunën e Tetovës si anëtar i Bordit për mbikëqyrjen e veprimtarisë materiale dhe financiare të ndërmarrjes publike "TETOVA", detyrë të cilën e ushtroi deri në mars të vitit 1998. Nga nëntori i atij viti e deri në vitin 2022, ai shërbeu si anëtar i Bordit për mbikëqyrjen e operacioneve financiare dhe materiale në Agjencinë e Informacionit Mediatik (MIA).
Ai u zgjodh këshilltar në Komunën e Tetovës në zgjedhjet e parakohshme lokale të vitit 1998 dhe në zgjedhjet e rregullta lokale të vitit 2000, duke shërbyer si kryetar i Komisionit për financa dhe buxhet deri në vitin 2005. Në janar të vitit 2007, ai u zgjodh nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtar i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit për një mandat 4 vjeçar, pozitë të cilën e ushtroi deri në prill të vitit 2011.
Që nga data 15.06.2026, ai shërben si anëtar i Bordit mbikëqyrës të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut ShA Shkup.