Kire Naumov
DREJTOR I PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV
Kire Naumov ka lindur në vitin 1971 në Shkup. Pas diplomimit në Fakultetin ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, në Katedrën e ekonomisë së biznesit, e fillon karrierën në Agjencinë për transformimin e ndërmarrjeve me kapital social si bashkëpunëtor në Sektorin për financa dhe kontroll. Gjatë karrierës së tij ka punuar si asistent në fushën e matematikës dhe statistikës në Fakultetin ekonomik në Shkup, këshilltar për çështje ekonomike të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, këshilltar për çështje ekonomike të Presidentit të Republikës të Maqedonisë, drejtor i Agjencisë për inteligjencë të Republikës së Maqedonisë, kryetar i Bordit të drejtorëve të një shoqërie brokerimi në sigurime, zëvendësministër shtesë i financave dhe zëvendësministër i ekonomisë.
Më tepër se 20 vjet ai është përfshirë në çështjet ekonomike që lidhen me borxhin publik dhe financat publike, sfidat në sektorin privat dhe politikat publike. Me më shumë se 7 vjet përvojë në këshillimin e politikëbërësve publikë, një entuziast që përpiqet të kontribuojë për një sektor financiar publik më efikas, transparent dhe më të përgjegjshëm. Një kritik i madh i politikave publike që rezultojnë me shpenzime joproduktive dhe rritje të borxhit publik dhe në përgjithësi procese publike jotransparente.
Një person që vazhdimisht përmirësohet, leximi është hobi i veçantë për të dhe kryesisht preferon tema nga politika, politikat publike, historia dhe indikatorët e zhvillimit ekonomik.
Nga data 22.11.2019, Kire Naumov e ushtron detyrën e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv dhe është anëtar i Bordit drejtues të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Faruk Ismaili
DREJTOR I PËRGJITHSHËM OPERATIV
Faruk Ismaili ka lindur në vitin 1976 në Tetovë. Pas diplomimit në Fakultetin ekonomik në Universitetin EGE në Izmir, Turqi, ai filloi karrierën e tij profesionale në Komunën e Tetovës si zyrtar lokal për zhvillim ekonomik. Gjatë karrierës së tij ka punuar si zyrtar kreditues për persona juridikë në Stopanska banka, menaxher i filialit të Ohridska banka në Tetovë dhe menaxher rajonal i filialeve të Ohridska banka në Tetovë dhe Gostivar. Nga data 16.12.2019, Faruk Ismaili e ushtron detyrën e drejtorit të përgjithshëm operativ dhe anëtar i Bordit Drejtues të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Magdalena Simonovska
KRYETAR
Magdalena Simonovska ka lindur në vitin 1978 në Shkup. Pas diplomimit në Fakultetin ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, në Katedrën e financave dhe bankave, e filloi karrierën e saj profesionale në Prokredit Bank Shkup, ku punoi gjashtëmbëdhjetë vjet në pozitë menaxhere, duke filluar si zyrtar kreditor, drejtor i degëve në Tetovë, Kumanovë dhe Shkup dhe drejtor rajonal i filialeve në Shkup. Gjatë kësaj periudhe të punës në Procredit Bank ka kryer Akademinë e menaxhimit të specializuar në ekonomi të përgjithshme, banka dhe menaxhim në Akademinë Prokredit në Frankfurt të Gjermanisë, si dhe një numër të madh trajnimesh ndërkombëtare. Ajo vazhdon karrierën e saj si drejtoreshë e departamenteve të ndryshme në administratën qendrore, e më pas si drejtoreshë e degës për klientët e biznesit të vogël dhe të mesëm të Administratës qendrore të Prokredit Bank në Shkup. Nga viti 2020 fillon punën si këshilltare speciale e ministrit të Financave, ndërsa nga viti 2021 si këshilltare shtetërore për sistemin financiar në Ministrinë e Financave.
Këshilltare e ministrit të Financave në fushën e sistemeve financiare, borxhit publik dhe financave ndërkombëtare, të ardhurave publike dhe politikës tatimore dhe doganore, si dhe makroekonomisë, mbështetjes në investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe marrëdhënieve të sektorit privat me Qeverinë. Përvojë në kërkimin dhe krijimin e politikave ekonomike, financave zhvillimore dhe konkurrencës. Me një histori të dëshmuar pune prej 17 vitesh në industrinë bankare, ajo zotëron aftësi në negocim, planifikim biznesi, aftësi analitike dhe kërkime tregu. Eksperiencë profesionale në financat publike, banka dhe të gjithë industrinë financiare, konsulencë për menaxhimin dhe menaxhimin e investimeve, projekte për kompani private të vogla dhe të mesme dhe institucione të sektorit publik.
Nga data 06.12.2021 ushtron pozitën e kryetarit të Këshillit mbikëqyrës të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Milaim Ameti
ANËTAR
Milaim Ameti ka lindur në vitin 1991 në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas diplomimit në Fakultetin ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, karrierën e tij profesionale e filloi si asistent i projekteve në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore në shumë projekte, përkatësisht si person kompetent i Odës, asistent teknik dhe menaxher projektesh për RMV, Slloveni dhe Francë. Ai punon si hulumtues për Helvetas M, koordinator i projektit për RMV në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, dhe më pas si drejtor operativ i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Punon si drejtor operativ i Set-Holding dhe nga viti 2021 merr përsipër detyrat e monitorimit të reformave strukturore dhe menaxhimit të zyrës së zëvendëskryeministrit të RMV-së, përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin me departamentet ekonomike dhe investimet.
Njëkohësisht punon si vlerësues dhe specialist i jashtëm për monitorimin dhe vlerësimin e projekteve të financuara nga donatorët.
Mbi tetë vjet përvojë në Odën e Sipërmarrjes dhe politikat e zhvillimit të bizneseve të vogla, strategjitë rajonale për zhvillim të balancuar, menaxher projekti i shtatë projekteve të themeluara nga donatorët dhe dhjetë odave ndërprojekte, përvojë në sektorin e konsulencës. Fushat e ekspertizës: menaxhimi i ciklit të projektit, analizat ekonomike, strategjitë makroekonomike, zhvillimi i mjeteve të monitorimit dhe vlerësimit.
Nga data 10.12.2021, Milaim Ameti e ushtron detyrën e anëtarit të Bordit drejtues në Bankën për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Vjollca Ejupi
ANËTAR
Vjolca Ejupi ka lindur në vitin 1984 në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas diplomimit në Fakultetin për administrim biznesi, departamenti i financave, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ajo filloi karrierën e saj profesionale në sektorin financiar në Fondin e sigurimeve pensionale dhe invalidore të Maqedonisë së Veriut. Në Ministrinë e Ekonomisë ka filluar si udhëheqëse e sektorit për kontabilitet dhe pagesa, më pas këshilltare financiare në kabinetin e ministrit të ekonomisë deri në janar të vitit 2020, prej atëherë ka qenë në pozitën e këshilltarit shtetëror për çështje financiare. Prej datës 10.12.2021 është anëtare e Bordit drejtues të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Elena Pagovska Peltekovski
ANËTAR
Elena Pagovska Peltekovski ka lindur në vitin 1984 në Shkup. Diplomoi në Fakultetin ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, në Katedrën e menaxhmentit. Pas masterit në Institutin ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, në Katedrën për menaxhment ndërkombëtar, e fillon karrierën në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm, si bashkëpunëtor në Sektorin për Çështje Financiare. Gjatë karrierës së saj ka punuar si udhëheqëse e sektorit për çështje financiare në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm, ndihmëssekretar për çështje financiare në zyrën e Presidentit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sekretariatin për monitorim dhe mbështetje të institucioneve gjatë zbatimit të programit të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe projekteve strategjike.
Prej më shumë se 13 vitesh, ajo është përfshirë në mënyrë aktive në aktivitete në fushën e punës financiare dhe kontabilitetit, punës buxhetore, menaxhimit ekonomik, mbështetjes dhe bashkërendimit të proceseve dhe sistemeve brenda Sekretariatit të Përgjithshëm, duke koordinuar zbatimin e rekomandimeve pas revizionit. Është pjesë e realizimit të suksesshëm të projekteve në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me Programin për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, zbatimi me sukses i komponentëve të ndihmës shtetërore, të rregulluara me ligje të veçanta, zbatimi me sukses i disa masave ekonomike, si dhe pjesë e proceseve të investimeve strategjike.
Nga data 13.04.2022, Elena Pagovska Peltekovski e ushtron detyrën e anëtarit të Këshillit mbikëqyrës në Bankën për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Maja M. Angelovska
ANËTAR
Maja M. Angelovska ka lindur në vitin 1965 në Shkup. Ajo u arsimua në Universitetin e Shën Qirili dhe Metodi, Fakulteti juridik dhe shkenca politike - drejtimi administrativ dhe politik në vitin 1989. Përvetëson trajnime shtesë në akademinë e Deutsche Telecom, për dizajnimin e procesit 6Sigma, për menaxhimin e projekteve në Qendrën MATAV, si dhe trajnime për aftësitë e komunikimit me publikun dhe brokerin e sigurimeve nga viti 2023 me Vendim të ASO.
Karrierën e ka filluar në Ndërmarrjen Publike PTT Maqedoni, në vitin 1991, deri në vitin 2015. Nga viti 2017 deri në vitin 2019, ajo iu bashkua ekipit të A1 Maqedonisë në proceset e bashkimit operativ dhe riemërtimit. Nga marsi i vitit 2022 është këshilltare e jashtme e Presidentit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për dixhitalizim. Aktualisht është drejtor i Shërbimit të Rrjetit të Brendshëm të Shitjeve në AD Kroaci-jetë dhe anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Bankës për zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përvojën e punës e realizoi si drejtor ekzekutiv për zhvillimin e kanaleve të shitjes dhe menaxhimin e shitjeve në segmentin korporativ dhe rezidencial në SHA Telekomi i Maqedonisë, drejtor i shitjeve për shfrytëzues rezidencial në A1 Maqedoni, drejtor i rrjetit të brendshëm të shitjeve në Kroacia Sigurim- jetësor.
Specialitete funksionale: menaxhimi ekzekutiv, strategjia e biznesit, inovacioni, zhvillimi i biznesit, zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve, dixhitalizimi i proceseve, aplikimet komplekse dhe bashkimet operative dhe menaxhimi i burimeve njerëzore.
Përvoja operative: shitje në institucionet financiare sigurime - jetësore, telekomunikacion fiks dhe celular (strategjia e shitjeve, teknologjia, zhvillimi i produktit, inovacioni, transformimi i biznesit), produkte të specializuara pagesash (produkte krediti, sigurim i pajisjeve mobile, karta me parapagesë, pagesa celulare), partner i rrjeteve, sistemet e motivimit të bazuara në krijimin e vlerës, strategjitë e rritjes, inovacionin e produkteve dhe shërbimeve, sipërmarrjen, lehtësimin dhe mentorimin (liderë të rinj, potenciale të larta dhe biznese fillestare).
”E frymëzuar nga inovacioni dhe lidershipi që ndërthur optimizmin me realizmin pragmatik, gjej mundësi aty ku të tjerët nuk e njohin atë." Duke i parë gjërat ndryshe dhe duke i bërë gjërat të ndodhin në korporata, konsultime dhe mjedise që me entuziazëm fillojnë kapituj të rinj, unë realizoj karrierën time profesionale. E gjithë kjo më jep perspektiva të gjera dhe të reja që japin shtysë për ide të reja transformuese. Gjetja e zgjidhjeve për sfidat e vështira është ajo që më shtyn.”