Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut është bankë për zhvillim e cila është 100% prone e Republikës së Maqedonisë së Veriut. U themelua në vitin 1998, qëllimi primar është të mbështeten kompanitë tregtare vendase mikro, të vogla, të mesme dhe të orientuara drejt eksportit dhe të forcohet konkurrueshmëria e ekonomisë maqedonase. Banka mbështet kompanitë vendore nëpërmjet: kreditimit të drejtpërdrejtë dhe kreditimit nëpërmjet bankave komerciale, sigurimet afatshkurtra të eksportit të produkteve dhe shërbimeve maqedonase nga rreziqet komerciale dhe politike, faktoringu në vend dhe jashtë vendit dhe dhënien e garancive.