Kjo Politikë shpjegon kategoritë e biskotave që përdorim, cili është qëllimi i tyre, si mund të ndryshoni preferencat tuaja dhe shpjegon teknologjitë që ne kemi vendosur për të mbledhur të dhëna në lidhje me përdorimin e faqes sonë të internetit dhe komunikimin tonë përmes e-mail.

 

Këto teknologji, të cilat përdoren pothuajse nga çdo faqe interneti dhe janë pjesë e pothuajse çdo mesazhi e-mail reklamues të dërguar në internet, njihen si "biskota" dhe "veb-udhëzues ".

Çfarë janë biskotat dhe si përdoren ato në faqen tonë të internetit?

Një biskotë është një sasi e vogël të dhënash, datotekë teksti, të cilat zakonisht përmbajnë një identifikues unik. Biskotat mund të dërgohen në shfletuesin tuaj kur vizitoni faqen tonë të internetit. Ato ruhen në shfletuesin e internetit në pajisjen tuaj (kompjuter ose pajisje celulare) kur vizitoni një faqe interneti. Biskotat ruajnë informacione rreth cilësimeve të shfletuesit tuaj të internetit, të tilla si: gjuha, madhësia e shkronjave dhe fakti që ju keni vizituar tashmë faqe të caktuara. Në këtë mënyrë, kur vizitoni përsëri të njëjtën faqe, nuk keni pse t'i vendosni përsëri.

Disa biskota ruhen vetëm gjatë vizitës suaj në faqen tonë të internetit. Këto biskota njihen si të përkohshme. Të tjera, të njohura si biskota të vazhdueshme, mund të mbeten të ruajtura në kompjuterin tuaj pas një vizite dhe ueb-faqja jonë do të jetë në gjendje të ketë qasje tek ato sa herë që ktheheni në faqen e internetit.

Llojet e biskotave që përdorim:

1. Biskotat të detyrueshme që përfshijnë:

Biskotat bazë ose të përkohshme (biskotat e sesionit)

Biskotat bazë mund të përdoren për t'ju mundësuar të merrni shërbimet që keni kërkuar përmes faqes sonë të internetit. Pa këto biskota, shërbimet që keni kërkuar nuk mund t'ju dorëzohen. Këto biskota do të fshihen automatikisht nga kompjuteri juaj duke përfunduar sesionin aktual ose duke mbyllur shfletuesin. Për shembull, këto biskota mund të përdoren në faqen tonë të internetit për të kujtuar veprimet e mëparshme që keni bërë (si p.sh. plotësimi i një formulari) kur ktheheni në një faqe të mëparshme gjatë të njëjtit sesion.

Biskota funksionale ose të qëndrueshme

Ne mund të përdorim biskota funksionale që nuk janë thelbësore, por mundësojnë një sërë funksionesh të dobishme në faqen tonë të internetit. Për shembull, këto biskota mund të përdoren në faqen tonë të internetit për:

  • Ruajtjen e preferencave që keni zgjedhur gjatë vizitës suaj të mëparshme në faqen e internetit, si gjuha, interesat tuaja dhe shfaqja e faqes në internet, në mënyrë që të mos i zgjidhni më;
  • Ruajtjen e përgjigjeve të pyetjeve të bëra nga faqet tona të internetit, të tilla si refuzimi për të marrë pjesë në një anketë të kënaqësisë së përdoruesve, në mënyrë që të mos pyeteni më;
  • Zbulimin nëse një shërbim ju është ofruar tashmë;
  • Sigurimin e informacionit për të mundësuar funksionimin e një shërbimi opsional, siç është shikimi i videove në internet;
  • Sigurimin e informacionit për bankomatin më të afërt duke mbledhur informacione për rajonin në të cilin ndodheni aktualisht (nëse pranoni të ndani një informacion të tillë).

 

2. Biskota analitike që përfshijnë:

Biskota e performancës

Ne mund të përdorim biskota të performancës që mbledhin informacione rreth mënyrës se si përdoren ueb-faqja jonë, reklamat dhe mesazhet me email dhe për të na njoftuar nëse ndodh një gabim. Këto biskota mund të përdoren për të mbledhur informacione të detajuara teknike, të tilla si faqet e fundit të internetit të vizituara, numrin e faqeve të vizituara, nëse keni hapur disa mesazhe e-mail, cilat pjesë të faqes sonë të internetit ose mesazhet e-mail keni vizituar, klikuar dhe periudhën kohore ndërmjet dy klikimeve. Megjithëse ky informacion mund të lidhet me të dhëna të tilla si adresa juaj IP, domeni ose informacioni i shfletuesit, ai analizohet vetëm në një grup me të dhëna nga përdorues të tjerë dhe jo në një mënyrë që mund t'ju identifikojë drejtpërdrejt.

Për shembull, këto biskota mund të përdoren në faqen tonë të internetit për:

  • Analizim dhe përmirësim të performancës së faqes sonë të internetit, reklamave dhe mesazheve me email;
  • Menaxhimin e performancës dhe dizajnit të faqes sonë të internetit;
  • Llogaritjen e numrit të përgjigjeve nga reklamat tona për të përmirësuar efikasitetin e reklamave tona;
  • Numërimin e gabimeve që ndodhin në faqen tonë të internetit për të përmirësuar shërbimet tona.

Biskota e ridrejtimit

Ne mund të afrohemi deri te biskotat e ridrejtimit që janë dërguar në pajisjen tuaj nëpërmjet faqeve të internetit të partnerëve tanë të biznesit. Këto biskota përdoren për të njohur çdo ridrejtim të bërë nga partnerët tanë të biznesit në faqen tonë të internetit dhe nëse vizita e personit të ridrejtuar rezulton në përdorimin e një produkti ose shërbimi nga Banka. Ky informacion mund të ndahet me partnerët tanë të biznesit, por vetëm në mënyrë anonime dhe jo në një mënyrë që mund t'ju identifikojë drejtpërdrejt.

Biskota të palëve të treta

Përdorimi i faqes sonë të internetit nga ana juaj mund të rezultojë në ruajtjen e disa biskotave që nuk janë nën kontrollin e Bankës. Kjo mund të ndodhë kur faqja e internetit që po vizitoni përdor një mjet analitik ose automatizimi/menaxhimi reklamash të palëve të treta (të tilla si mjetet e ofruara nga Google) ose shfaq përmbajtje nga një faqe interneti e palës së tretë, për shembull, YouTube ose Facebook. Në këtë mënyrë, ju do të merrni biskota nga shërbimet e asaj pale të tretë dhe Banka mund të mos kontrollojë ruajtjen ose qasjen në këto biskota. Në atë rast, ju rekomandojmë që të shikoni politikat e privatësisë dhe të biskotave të këtyre shërbimeve të palëve të treta dhe të mësoni se si këto palë të treta i përdorin biskotat.

 

3. Biskota marketingu

Biskota për synim ose reklamim

Ne mund të përdorim biskota për synime ose reklama në faqen tonë të internetit për t'ju dërguar reklama dhe mesazhe reklamuese të përshtatura për interesat tuaja. Këto biskota mund të mbledhin informacion të detajuar në lidhje me kërkimet tuaja më të shpeshta në faqen tonë të internetit (të tilla si produktet dhe shërbimet mbi të cilat keni klikuar). Ato mund të përdoren gjithashtu për t'ju njohur kur rivizitoni faqen tonë të internetit. Për shembull, këto biskota mund të përdoren në faqen tonë të internetit për të mbledhur informacion në lidhje me produktet dhe shërbimet e Bankës që keni kërkuar, me qëllim që:

  • Për t'ju ofruar përmbajtje, rekomandime dhe reklama që ju interesojnë më shumë;
  • Për të personalizuar dhe synuar në mënyrë më efektive mesazhet e postës elektronike dhe komunikimet e tjera të drejtpërdrejta reklamuese;
  • Për të ndihmuar në matjen e efektivitetit të një fushate reklamuese.
Ueb-udhëzues

Udhëzuesit e uebit (etiketat aktive) të njohura gjithashtu si teknologjia "single pixel" ose "clear gif" mund të përdoren në faqen tonë të internetit dhe në komunikimet tona. Kjo teknologji na tregon se cilët vizitorë kanë klikuar mbi elementët kryesorë (si linqet ose grafika) në faqen e internetit ose adresën e emailit. Kur na kërkoni t'ju dërgojmë informacione promocionale, ne mund të përdorim ueb-udhëzues për të mësuar se cilat mesazhe e-mail do të hapen në të vërtetë. Ne e përdorim këtë informacion për të optimizuar përmbajtjen, shërbimet dhe komunikimet tona. Ueb-udhëzuesit shpesh punojnë së bashku me biskotat dhe mund të çaktivizohen duke deaktivizuar biskotat. Disa softverë të postës elektronike dhe shfletues ueb mund të konfigurohen për të parandaluar shkarkimet automatike të imazheve. Gjithashtu do të parandalojë funksionimin e ueb-udhëzuesve derisa të vendosni të shkarkoni imazhet.

Si ti parandaloni biskotat

Cilësimet e biskotave mund të bëhen nëpërmjet opsionit "Cilësimet e biskotave", ku mund të vendosen biskotat jo të detyrueshëm. Duke klikuar butonin "Nuk pranoj biskota", "Biskotat analitike dhe marketingu" parandalohen, ndërsa "Biskotat e detyrueshme" mbeten aktive sepse janë të nevojshme që faqja e internetit të funksionojë siç pritej. Biskotat e detyrueshëm mund të parandalohen përmes shfletuesit të internetit. Gjithashtu, menyja “Ndihmë” ("Help") në shiritin e veglave të shfletuesit të internetit të kompjuterit tuaj ofron informacionin e mëposhtëm për përdoruesit:

  • Prano të gjitha biskotat;
  • Si të çaktivizoni biskotat e palëve të treta;
  • Si të vendosni shfletuesin që t'ju njoftojë kur merrni një biskotë të re;
  • Si të fikni plotësisht biskotat.

Parandalimi i biskotave në këtë mënyrë do të parandalojë vendosjen e biskotave të reja, por nuk do të ndalojë funksionimin e biskotave të vendosur më parë në pajisjen tuaj, përveç nëse i fshini të gjitha biskotat në cilësimet e shfletuesit tuaj. Nëse i fikni plotësisht biskotat, atëherë ekziston mundësia që faqja e internetit të mos funksionojë siç prisnit. Për të parandaluar këtë, ju rekomandojmë të pranoni biskotat.