Afati i fundit për paraqitjen e një kërkese për një periudhë shtesë mospagimi për linjën e kreditit "Kovid 3" është data 11 dhjetor

07.12.2021

Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, në përputhje me obligimin nga Qeveria dhe Aneksin e marrëveshjes për administrimin e fondeve për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, publikoi në faqen e saj një thirrje publike me të cilën u ofron mundësinë huamarrësve të kredive nga linja e tretë e kredisë pa interes “Kovid 3", për të paraqitur kërkesë për zgjatjen e periudhës së mospagimit dhe afatit të shlyerjes së kredisë për 12 (dymbëdhjetë) muaj. 

 

Sipas thirrjes publike, kompanitë duhet të paraqesin një kërkesë elektronike në bankë, e cila mund të shkarkohet nga veb-faqja e bankës. Kërkesa dorëzohet në mënyrë elektronike, në një formular veb të publikuar në vetë thirrjen. Si kusht për miratimin e kërkesës për përcaktimin shtesë të periudhës së mospagimit dhe zgjatjen e afatit të shlyerjes së kredisë, përdoruesi i kredisë, para se të paraqesë kërkesën, ka shlyer të gjitha detyrimet e duhura në lidhje me kryegjën dhe interesin e një kredie nga linja e kredisë nga Fondi për ndërmarrjet mikro dhe të vogla (Kovid 3).

 

Kërkesa e paraqitur për një afat shtesë dhe periudhë mospagimi nuk eliminon të drejtën për të paraqitur kërkesë për shlyerjen e borxhit prej 30% të shumës së kredisë në të ardhmen, sipas kritereve të përcaktuara në marrëveshjen e kredisë.

 

Thirrja publike dhe kërkesa për periudhë shtesë mospagimi, si dhe udhëzimet për paraqitjen e kërkesës janë në linkun e mëposhtëm.

 

Thirrja është e vlefshme që nga data 11.12.2021, e cila është edhe dita e fundit për paraqitjen e kërkesave.