THIRRJE PUBLIKE NR.1,COVID 2

25.04.2020

Në bazë të Ligjit për Bankën e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit (Gz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.105/2009),Marrëveshja për transferimin e kompetencave për menaxhim dhe asgjësim të fondeve nga fondi i kompensimit nga ndihma e huaj dhe fondi i kompensimit nga ndihma tjetër e huaj nr.18-26155/1 nga data 12.07.2012 dhe nr.21-3744/1 nga data 05.07.2012 dhe Vendimi për kushtet dhe kriteret për rialokimin e fondeve nga Fondet e Kompensimit nga ndihma e huaj (Gz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.76/12, 91/12, 5/13, 120/13, 23/14, 127/14, 190/15 dhe 105/20),Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, publikohet:

 
THIRRJE PUBLIKE NR.1
për parashtrimin e aplikacioneve për mbështetje financiare të drejtpërdrejtë të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Fondi i kompensimit nga ndihmat e huaja
 

I. LËNDË E THIRRJES PUBLIKE
Lëndë e kësaj thirrje publike është parashtrimi i aplikacioneve ose kërkesa kredie për ndarjen e mjeteve nga Fondi i kompensimit nga ndihmat e huaja(Italija, Japonija dhe ndihma të tjera të huaja), për mbështetje të drejtpërdrejtë të për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe te mesme të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim për mjete qarkulluese.
Buxheti i përgjithshëm në dispozicion për këtë thirrje publike është 492.000.000,00 denarë.

II. KUSHTET PËR MIRATIMIN E MJETEVE
Mjetet nga Fondi i kompensimit nga ndihma e huaj, për kreditim direkt të kompanive mikro të vogla dhe të mesme do të ndahen nën këto kushte:

Qëllimi i kredisë:
Për mjete qarkulluese

Shuma e kredisë:
Shuma maksimale e kredisë që do të miratohet  në varshmëri të numrit të të punësuarve. Kredikërkuesit mund të aplikojnë dhe t`u miratohet kredi në shumë maksimale duke u llogaritur në folmurën në vijim:

14.500 denarë х 3 muaj х numri i të punësuarve
Përjashtimet nga mënyra e llogaritjes së shumës maksimale të kredisë janë:
  • kompanive me deri 5 të punësuar, mund të aplikojnë për kredi deri 184.500 denarë;
  • kompanive me prej 128 deri 250 të punësuar,ku mund të aplikojnë për kredi deri 5.535.000 denarë;

Numri i punonjësve që nga 31.01.2020 konfirmohet nga personi i autorizuar, menaxheri i huamarrësit, me një Deklaratë të publikuar në faqen e internetit të bankës.

Mënyra e plasimit:
− Drejtpërdrejtë deri te kredi shfrytëzuesi.

Afatet për pagesë:
− Deri 3 (tre) vite me grejs periudhë të përfshirë prej 12 (dymbëdhjetë) muaj. Pagesa e kredisë nga ana e kredishfrytëzuesi do të bëhet në kuartal.

Kriteret për miratim:
Kredi shfrytëzuesit e kualifikuar janë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të cilët janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me numër të të punësuarve deri në 250 persona, të cilat i plotësojnë kriteret në vijim:
• janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
• së paku 51% të cilat janë në pronësi private;
• nuk kanë tatime dhe kontribute të papaguara, përveç nëse të njëjtëve i u është miratuar shtyrja e pagesës së tatimeve dhe kontributeve në pajtim me dispozitat e veçanta dhe të njëjtat i paguan rregullisht deri më datën 31.01.2020;
• nuk janë në procedurë falimentimi ose likuidimi;
• punojnë më gjatë se 6 muaj dhe kanë parashtruar llogari vjetore në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
• në pajtim me raportet financiare për vitin e fundit fiskal ka shumë kryesore dhe rezerva (të theksuar në bilancin e gjendjes) jo më pak se 33% nga shuma e kredisë së kërkuar, (nuk llogaritet për tregëtar individual)
• sipas të dhënave nga regjistri i kredive  Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë  me gjendje prej 31.01.2020 janë në kualifikim më të mirë ose të barabartë me B (bëhet përllogaritje e rrezikut mesatar) ose të cilët nuk kanë detyrime ndaj bankave ;
• treguesi për shkallën e borxhit financiar të kompanisë duhet të jetë më i vogël se 5.0, ndërsa llogaritet si marrëdhënie mes obligimeve të përgjithshme për hua dhe kredi/shumës kryesore dhe rezervave. Treguesi llogaritet në bazë të bilancit të gjendjes nga viti i fundit fiskal; ky tregues nuk zbatohet për tregëtarët individëve;
Ulja e të ardhurave të huamarrësit me më shumë se 30% në periudhën aktuale mund të përcaktohet në njërën prej dy mënyrave të mëposhtme:
(a) Të dhënat e të ardhurave nga muaji i fundit i disponueshëm në vitin 2020, krahasuar me të ardhurat nga i njëjti muaj në vitin 2019;
     Ose
(b) Të dhënat e të ardhurave nga muaji i fundit në dispozicion në vitin 2020, krahasuar me mesataren e të ardhurave mujore në 2019 (të ardhurat totale /për 12 muaj).

Për kompanitë që veprojnë për më pak se 12 muaj, rënia e të ardhurave përcaktohet duke krahasuar  të dhënat e të ardhurave nga muaji i fundit në dispozicion në vitin 2020 me të ardhurat mesatare mujore për muajt e funksionimit (të ardhurat totale / muajt e funksionimit).
Ky informacion duhet të plotësohet në fushën e duhur në formularin e Aplikimit për Kredi.

Shkalla e interesit për shfrytëzuesit përfundimtar
Shkalla e interesit për kredi shfrytëzuesit përcaktohet fiks në shumën prej 0% në nivel vjetor.BZHMV nuk do të paguaj provizion nga kredi shfrytëzuesit  për përpunimin e kërkesave për kredi.

Siguria
Fatura nga kredi shfrytëzuesi e avaluar nga një prej pronarëve të kredi shfrytëzuesit, me deklaratë fature për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve sipas faturës në formë akt noteri me klauzolë përfundimtare.
Shpenzimet për vendosjen e sigurisë janë në barrë të kredi shfrytëzuesit.

Të tjera
BZHMV në emër dhe për llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas miratimit të mjeteve, do të lidh marrëveshje për kredi me kredi shfrytëzuesin.

III. SUBJEKTET TË CILAT KANË TË DREJTË NË PARASHTRIM TË APLIKACIONIT PËR KREDI
Të drejtë në parashtrim të aplikacionit për kredi kanë të gjithë kredikërkuesit e kualifikuar në pajtim me këtë thirrje, subjekte juridike ndërmarrjet tregtare mikro, të vogëla dhe të mesme  të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut me numër maksimal të të punësuarve deri 250.

IV. DOKUMENTACIONI I OBLIGUAR
Dokumentacioni i obliguar të cilin subjekti i interesuar është i detyruar ta parashtrojë në thirrjen publike është:
- Aplikacion/Kërkesë kredie (formular i publikuar në faqen e internetit të bankës),-
     -  Kërkesë për regjistrim të një personi juridik-klient (formulari i publikuar në faqen e internetit të bankës);
  • Deklaratë për lidhjet tjerë subjekte  fizik/juridik (formular i publikuar në faqen e internetit të bankës)
  • Deklaratë për ekzistimin e cilësisë së bartësit të funksionit publik (formulari i publikuar ne faqen e bankës)
  • Deklaratë për kontroll të ekspozitës kreditore (formulari i publikuar në faqen e internetit të bankës);
  • Deklaratë për numrin e të punësuarve deri më 31.01.2020 (formulari i publikuar në faqen e internetit të bankës);

Certifikata për taksat dhe kontributet e paguara dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike përmes sistemit të e-taksave, linku: https://etax-fl.ujp.gov.mk/, ndërsa DAP raporton kohën e saktë të mbledhjes);

  • ZP formular,(formular për nënshkrim të vërtetuar)
  • Bilanci aktual jo më i vjetër se 6 muaj (Nëse kërkuesi për kredi ka dokumentin, ai mund ta dërgojë atë së bashku me aplikacionin, përndryshe BZHMV do ta marrë atë nga Regjistri Qendror);
  • Listа nga llogaria përfundimtare për vitin 2019 - (Nëse kërkuesi i kredisë ka dokumentin, ai mund ta dërgojë atë së bashku me aplikacionin, përndryshe BZHMV do ta marrë atë nga Regjistri Qendror);
  • Vërtetim se nuk ka procedura të falimentimit dhe likuidimit (Nëse kërkuesi i kredisë ka dokumentin, ai mund ta dërgojë atë së bashku me aplikacionin, përndryshe BZHMV do ta marrë atë nga Regjistri Qendror);

 V. KRITERET PËR VENDOSJE TË NDARJEN E MJETEVE
Kredi shfrytëzuesi i kualifikuar i cili i plotëson kriteret për miratimin e kredisë sipas principit i pari i ardhur, i pari i shërbyer.

VI. PËRPILIMI DHE PARASHTRIMI I APLIKACIONIT PËR KREDI
Aplikacioni për kredi me dokumentacionin e kompletuar parashtrohet vetëm me e-mail në adresën në vijim: kreditiranjecovid1@mbdp.com.mk. 

Kërkesa për kredi është një dokument i detyrueshëm dhe dokumentacioni tjetër i paraqitur nuk do të merret në konsideratë derisa të paraqitet kërkesa për kredi.Kërkesa për kredi ka fusha të detyrueshme që duhet të plotësohen, nëse nuk plotësohen. Kërkesa për kredi konsiderohet e paplotë dhe përpunohet pas plotësimit të plotë nga kërkuesi i kredisë.

Kërkesa për kredi dhe dokumentet shoqëruese, formularët e të cilave përshkruhen nga banka, duhet të plotësohen në mënyrë elektronike dhe ato mund të nënshkruhen me një certifikatë dixhitale.

Në temën (Subjektin) e postës elektronike me të cilën dorëzohet  Aplikimi për kredi dhe dokumentacioni i detyrueshëm, duhet të tregohet emri i shkurtër i ndërmarrjes siç thuhet në situatën aktuale me shkronja Latine në format - IME NA KOMPANIJA DOOEL / DOO / TP Grad.

Nëse aplikacioni paraqitet në dy ose më shumë mesazhe, tema e mesazheve duhet të jetë e njëjtë me mesazhin e parë: EMRI I KOMPANIS D DOOEL / DOO / TP Grad, pa shtesa të tjera në temën (Subjekti) i mesazhit.

Dokumentet e bashkëngjitura nuk duhet të kalojnë madhësin e 10 MB  dhe duhet të dorëzohen si bashkëngjitje në formatin .zip ose .rar. Dorëzimi i dokumenteve të bashkëngjitura në platforma si GoogleDrive ose WeTransfer nuk rekomandohet.

Aplikuesi për kredi mund të paraqesë vetëm një kërkesë për kredi.

 VII. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Aplikacionet në lidhje me thirrjen publike parashtrohen në afat prej 15 ditëve llogaritur prej datës 29.04.2020 (e mërkurë) nga ora 00:01, për shkak të mënyrës elektronike të aplikimit.
Dokumentet të cilat parashtrohen në konkursin publik janë të pakthyeshme.
Aplikacionet joadekuate dhe jo të kompletuara nuk do të shqyrtohen.
Banka nuk mban kurrfarë shpenzime që dalin me përgatitjen, përpilimin dhe parashtrimin e aplikacioneve, ashtu që pjesëmarrësi i thirrjes publike nuk ka të drejtë në kompensim të çfarëdo shpenzime në bazë të pjesëmarrjes në këtë thirrje publike.
Banka do ti njoftojë aplikuesit e kredisë të cilëve u është miratuar kredia në bazë të Aplikimeve për kredi.

Banka nuk do të njoftojë aplikuesit e kredisë për kërkesat e refuzuara të kredisë.