BZHMV pjesë e sesioneve informative "Me transformimin digjital deri në inovacion"

15.02.2023

Si bankë, qëllimi kryesor i së cilës është të mbështesë dhe inkurajojë zhvillimin e ekonomisë maqedonase në përputhje me politikat strategjike, qëllimet dhe prioritetet e shtetit, Banka  për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut muajin e kaluar ishte pjesë e sesioneve informative për sfidën “Me transformim digjital deri në inovacion” organizuar nga Fondi për Inovacion dhe zhvillim teknologjik dhe programi për rritjen e punësueshmërisë në treg– IME, i mbështetur nga agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC).
 
 

Në kuadër të infosesioneve të mbajtura në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Fintech Hub Manastir, UEJL Tech Park Tetovë dhe informimi final online, përfaqësuesit e BZHMV-së i njoftuan të pranishmit për konstatimet dhe rekomandimet nga Analiza për nevojat për financim të digjitalizimit të kompanive te vogla dhe të mesme në RMV,  e përgaditur për nevojat e Bankës dhe në përputhje me Strategjinë për specializimin SMART të Qeverisë RMV.

 

 

Duke pasur parasysh që analiza tregoi nevojën për të pasur një linjë të specializuar kredie për mbështetje financiare të proceseve të digjitalizimit tek kompanitë, Banka për Zhvillim punon nëofrimin e një linje kredie për digjitalizim, e destinuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme me kushte të favorshme, , për të cilën publiku do te njofhohet në kohë.