U nënshkruar marrëveshja me Agjencinë Franceze të Zhvillimit për 50 milionë euro të reja për të mbështetur kompanitë
Mjetet do të plasohen përmes Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut dhe do të jenë në dispozicion të përdoruesve përfundimtarë përmes bankave afariste në vend. Marrëveshjet u nënshkruan sot nga ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe drejtorit ekzekutiv të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov. Marrëveshja në emër të Bankës Franceze për Zhvillim u nënshkrua nga Mathieu Wasser, drejtor për Evropën dhe Azinë në Agjencion.
Kire Naumov, drejtor ekzekutiv i BZHMV, shprehu entuziazmin e tij: “Ky bashkëpunim afatgjatë i orientuar me Agjencinë Franceze të Zhvillimit paralajmëron një epokë të re për BZHMV, duke na lejuar të intensifikojmë rolin tonë në nxitjen e furnizimit të financave për ndryshimet klimatike, si dhe stimulimin e rritje inovative dhe gjithëpërfshirëse në sektorin privat”.