Transha e gjashtë në vlerë prej 19.4 milionë eurosh u është paguar bankave afariste nga linja e kredisë për investime dhe zhvillim të kompanive

03.10.2025

Banka për zhvillim pagoi transhin e gjashtë në vlerë prej 19.4 milionë eurosh për bankat afariste për 43 projekte të miratuara të kompanive vendase, nga linja e kredisë për investime dhe zhvillim. Mjetet nga kjo transh janë të destinuara për projekte të 5 mikro, 22 kompanive të vogla, 7 kompanive të mesme dhe 9 kompanive të mëdha. 17.6 milionë euro janë ndarë për investime në ndërtesa dhe pajisje, 1.5 milionë euro për investime në burime të ripërtërishme të energjisë, ndërsa 252.3 mijë euro janë ndarë për investime në mjete transporti. Nga kjo transh, pjesa më e madhe e mjeteve është destinuar për 30 projekte të kompanive me aktivitete kryesisht prodhuese dhe tregtare.

Me këtë transh, Banka për zhvillim deri më tani ka paguar gjithsej 190.6 milionë euro për bankat afariste, nga 250 milionë eurot e planifikuara të destinuara për të mbështetur ekonominë përmes linjës së kredisë për investime dhe zhvillim, duke financuar 682 projekte të kompanive vendase.