Transha e shtatë në vlerë prej 12.7 milionë eurosh u është paguar bankave afariste nga linja e kredisë për investime dhe zhvillim të kompanive

03.12.2025

Banka për zhvillim pagoi transhin e shtatë në vlerë prej 12.7 milionë eurosh për bankat afariste për 39 projekte të miratuara të kompanive vendase, nga linja kreditore për investime dhe zhvillim. Mjetet nga kjo transhë janë të destinuara për projekte të 1 mikro, 21 kompanive të vogla, 9 kompanive të mesme dhe 8 kompanive të mëdha. 12.2 milionë euro janë ndarë për investime në ndërtesa dhe pajisje, 243 mijë euro për investime në burime të ripërtërishme të energjisë, ndërsa 300 mijë euro janë ndarë për investime në mjete transporti. Nga kjo transhë, pjesa më e madhe e mjeteve është ndarë për 21 kompani projektesh me aktivitete kryesisht për prodhim.

Me këtë transhë, Banka për zhvillim, gjithsej deri më tani ka paguar 203.3 milion euro kundrejt bankave afariste, nga 250 milionë eurot e planifikuara të destinuara për të mbështetur ekonominë përmes linjës së kredisë për investime dhe zhvillim, e cila financoi 721 projekte të kompanive vendase.