Garancia është një instrument me të cilin garantuesi (Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut) merr përsipër ndaj kreditorit se do të përmbushë detyrimin e vlefshëm dhe të duhur të borxhliut (klientit të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut), nëse borxhliu nuk e bën këtë.
Me ndryshimet në Ligjin për Bankën për zhvillim të Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 77/21), në Bankën për zhvillim të Maqedonisë së Veriut u themelua Fondi i garancisë si njësi e veçantë organizative – Fondi i garanci në kuadër të Sektorit të kredive dhe garancisë. Fondi i garancisë është shtylla e skemës së kredisë-garancisë nëpërmjet së cilës mbështetet sektori privat, duke siguruar një pjesë të kolateralit për kreditë e miratuara nga bankat dhe kursimoret.
Fondi garancisë është themeluar me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vlerë prej 10 milionë euro.
Kornizat e skemës së kredisë-garancisë, kufizimet e Fondit të garancisë, mënyra e financimit, kreditë e pranueshme për garanci, si dhe njoftimi rregullohen nga vetë ligjin.
Nga Fondi i garancisë janë realizuar dy produkte:
● Garancitë e portofolit për një bankë apo kursimore, për kredi të reja të miratuara për tregtarët mikro, të vogël dhe të mesëm; dhe
Shuma maksimale e garancisë është deri në 80% për kreditë e mjeteve qarkullues dhe deri në 50% për kreditë e mjeteve fikse.
● Garanci individuale për kompanitë e mëdha eksportuese (të paktën 30% e të ardhurave të vitit të fundit fiskal të vijnë nga eksportet), të cilat garantojnë në emër të kompanisë në një bankë apo kursimore.
Shuma maksimale e garancisë është deri në 50% të shumës së kredisë.