Qëllimi i linjës së kredisë:

Për të reduktuar pasojat e krizës globale energjetike dhe ekonomike, u krijua një linjë e veçantë krediti për mjete qarkulluese për rritjen e çmimeve të energjisë nëpërmjet bankave pjesëmarrëse.


Qëllimi i linjës së kredisë:

Për mjete qarkulluese miratohen kredi nga linja e kredisë për rritje të çmimeve të energjisë për mjete qarkulluese nëpërmjet bankave pjesëmarrëse.


Burimet e fondeve:

Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Shfrytëzuesit:

Përfitues të kredive nga linja e kredisë për mjete qarkulluese për rritjen e çmimeve të energjisë nëpërmjet bankave pjesëmarrëse mund të jenë shoqëri tregtare mikro, të vogla dhe të mesme si dhe TI, zejtarë (të cilët paguajnë taksa mbi të ardhurat reale).



Kushtet e linjës së kredisë:


Shuma maksimale e kredisë për një përdorues përfundimtar:

60.000.000 denarë


(Pjesëmarrja e BZHMV-së në kreditim është 50%, pra banka pjesëmarrëse merr pjesë me 50% të fondeve në strukturën e kredisë).

Afati i pagesës:

Deri në 36 muaj duke përfshirë një grejs-periudhë deri në 12 muaj.

Norma e interesit për përdoruesin përfundimtar:

Norma e interesit për përdoruesit përfundimtarë është 0%.

(Norma e interesit e llogaritur nga banka afariste nuk duhet të jetë më e lartë se 3,5% në vit dhe do të subvencionohet plotësisht nga BZHMV-ja, pra norma përfundimtare e interesit për përdoruesit përfundimtar do të jetë 0%).

Përdoruesi përfundimtar:

Shoqëri tregtare mikro, të vogla dhe të mesme si dhe TI, zejtarë (të cilët paguajnë taksa mbi të ardhurat reale).

 

Kredikërkuesit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
  • Të paktën 51% janë në pronësi private.
  • Nuk kanë detyrime të papaguara ndaj shtetit, të vërtetuar me vërtetim nga DAP jo më i vjetër se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për kredi në bankën afariste.
  • Nuk janë në procedurë falimentimi ose likuidimi.
  • Kanë dorëzuar një llogari vjetore në Regjistrin Qendror për vitin e fundit fiskal (aktualisht për vitin 2021), pavarësisht muajve të funksionimit.
  • Kanë regjistruar pronarin e vërtet në Regjistrin e pronarëve përfitues në Regjistrin Qendror të RMV nëse është debitor (Bilanci aktual për pronarin e vërtet, dëshmi për pronarin e vërtet ).
  • Sipas të dhënave nga regjistri i kredive të BPRMV-së jo më të vjetër se 3 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për kredi, ato janë në një klasifikim më të mirë ose të barabartë me B ose që nuk kanë ekspozim kredie. Përjashtim bën nëse ekspozimi total kreditor i bankave ndaj klientit të caktuar është më i vogël se 10.000 denarë.
  • Në vitin 2022, kredikërkuesi duhet të ketë një minimum prej 100% rritje të kostove të energjisë në krahasim me vitin 2021, e vërtetuar duke krahasuar një kopje të një faturë energjie në tremujorin e parë të 2022 me një kopje të një faturë energjie në tremujorin e parë të 2021.

Kontakt me Sektorin e kreditimit dhe garancive:

Tel. 02/3115-844, 02/3114-840 lok. 121, 124, 127.


Bankat pjesëmarrëse ku mund të paraqitet një kërkesë

UNI BANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3286-025
centrali: 02/3286-100
info@unibank.com.mk
https://www.unibank.mk

HALKBANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3240-844
centrali: 02/3240-800
info@halkbank.mk
https://www.halkbank.mk

TTK BANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3236-456
centrali: 02/3236-400
ttk@ttk.com.mk
https://www.ttk.com.mk

PROKREDIT BANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3219-927
centrali: 02/3219-900
info@procreditbank.com.mk
https://www.pcb.mk

NLB BANKA SHA SHKUP

kreditim: 02/510-638
centrali: 02/15-600
info@nlb.mk
https://nlb.mk/