Qëllimi i linjës së kredisë:

Kjo linjë krediti synon financimin e investimeve dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.


Qëllimi i linjës së kredisë:

Financimi i projekteve në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM sipas përcaktimit të BE-së) me kontribut pozitiv në krijimin e vendeve të reja të punës, ku parashikohet furnizimi i mjeteve fikse, si: ndërtimi, rinovimi dhe modernizimi i ndërtesave që lidhen drejtpërdrejt me projektin, pajisjet dhe makineritë, harduerët, softuerët dhe teknologjia dixhitale.


Burimet e fondeve:

Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim (CEB) në shumën 50 000 000 euro.
(Deri në 70% të potencialit kreditor të linjës së kreditit)


Kredikërkuesit e kualifikuar:

Shfrytëzues të mundshëm mund të jenë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM sipas definicionit të BE-së) të regjistruara në R. e Maqedonisë së Veriut.



Kushtet e linjës së kredisë:


Vlera e kredisë individuale e dedikuar për shfrytëzuesit e përfundimtar:

Minimum: 5.000 euro
Maksimum: 1.400.000 euro

Afati i pagesës:

Deri në 8 vjet.

Grejs-periudha e përfshirë:

Deri në 1 vjet.

Norma e interesit për përdoruesin përfundimtar:

Përcaktohet me tërheqjen e mjeteve/transhës nga CEB.

Mënyra e pagesës:

Shlyerja tremujore.

Pjesëmarrja e CEB linjës kredituese në përkrahje të projektit:

Deri në 70%.

Dhënia e mjeteve dhe pagesa ndaj BP:

Në deviza (euro).

Ndalesa dhe përjashtime:
  • Vlera maksimale e projektit për NMVM është 2,000,000 euro,
  •  Kreditohet deri në 70% të vlerës së projektit,
  • Nuk lejohet dhënia hua e mjeteve qarkulluese për realizimin e projekteve në fushën e: burimeve të ripërtërishme të energjisë (përveç rastit kur blerja e paneleve diellore është për qëllim të marrjes së energjisë për nevojat e veta), shkollave dhe fakulteteve, spitaleve, faktoringut, prodhimit të duhanit, nxjerrjes së xehes, industria kimike dhe plehrat, industria e qymyrit dhe e naftës, karburanti bërthamor, prodhimi i armëve dhe pajisjeve ushtarake, aktivitetet financiare dhe të sigurimit, pasuritë e patundëshme dhe lojërat e fatit.

Kontakt me Sektorin për kreditim dhe punë komisioni:

Tel. 02/3115-844, 02/3114-840 lok. 121, 124, 127.


Bankat pjesëmarrëse ku mund të paraqitet një kërkesë

KOMERCIJALNA BANKA SHA SHKUP

kreditim: 02/3168-504
centrali: 02/3168-168
contact@kb.com.mk
https://kb.com.mk

NLB BANKA SHA SHKUP

kreditim: 02/510-638
centrali: 02/15-600
info@nlb.mk
https://nlb.mk/

PROKREDIT BANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3219-927
centrali: 02/3219-900
info@procreditbank.com.mk
https://www.pcb.mk

HALKBANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3240-844
centrali: 02/3240-800
info@halkbank.mk
https://www.halkbank.mk