Në tregtinë e sotme kushti më i shpeshtë për realizimin e një marrëveshje konkrete është të shitet në të hapur. Në këtë mënyrë krijohet raport kreditues midis shitësit dhe blerësit të tij i cili mban shpenzime plotësuese, si dhe rreziqe plotësuese për shitësin. Përveç që shitësi do të presë më gjatë për pagesën e tij, kurse vetë vlera e kërkesave për çdo ditë do të jetë gjithnjë më e vogël. Gara tregtare, në veçanti në tregun ndërkombëtar është tejet e pasigurt, ndërsa realizimi i projekteve mbanë një varg rreziqesh. Këto rreziqe mund të zvogëlohen me instrumente adekuate për sigurim.
Sigurimi i kredisë është instrument për mbështetjen e kompanive tregtare maqedonase që shesin në tregun e hapur, në tregun vendor dhe ndërkombëtar, duke siguruar dëmet e tyre afatshkurtra (deri në 360 ditë) nga rreziqet komerciale dhe politike.
Qëllimi i sigurimit të kredive është zvogëlimi i rreziqeve me të cilat përballen kompanitë tregtare maqedonase.
Shfrytëzues të sigurimit të kredisë mund të jenë shoqëri tregtare të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kryejnë shitje të mallrave dhe shërbimeve në llogari të hapur me afat të pagesës deri më 360 ditë.
Me shfrytëzimin e sigurimit të kredisë arrihet: